Aleanca Kosova e Re, sot para qytetarëve të Gjakovës, ka shpalosur programin e saj politik, për të cilin kryetari Behxhet Pacolli, ka thënë se do t’ia kthej dinjitetin Gjakovës dhe tërë Kosovës. “Unë kam dëshmuar që di të krijojë vende pune, veprimtari ekonomike, unë kam hapur 5 mijë vende punë në Kosovë, vendi ynë ka fuqi të madhe punëtore, andaj me besimin tuaj ne do të arrijmë zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë presidenti Pacolli. Valdrin Lluka, ministr i Zhvillimit Ekonomik, kandidat për deputet nga Gjakova, u shpreh se ky qytet meriton më mirë, qytetarët intelektual e të ndershëm meritojnë më shumë. “Jam sot këtu, për të kërkuar besimin tuaj, për të mos e tradhtuar kurrë AKR-në, për të bërë më shumë për të rinjtë, pensionistët, gjyshërit dhe prindërit tanë, mësuesit dhe arsimtarët, infermierët e doktorët, për të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm, patriote e dashamirës të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …