Behxhet Pacolli thotë se Qeveria e ardhshme do të arrijë një rritje ekonomike prej 8% dhe 60 mijë vende të punës

Behxhet Pacolli thotë se Qeveria e ardhshme do të arrijë një rritje ekonomike prej 8% dhe 60 mijë vende të punës

Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD dhe njëkohësisht lideri i AKR’së, Behxhet Pacolli, ka premtuar rritje ekonomike 8 për qind dhe 60 mijë vende të punës. Nëse koalicioni i tij bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme, Pacolli tha se do të ketë rritje ekonomike prej 8%. “Qeveria e ardhshme do të arrijë një rritje ekonomike prej 8 për qind”, ka thënë ai. E me këtë rritje ekonomike, Pacolli premton 60 mijë vende të punës. “Me këto 8 për qind, nënkuptojmë 60 mijë vende të punës”, premtoi Pacolli. Ai siguroi se Kosova ka resurse të mjaftueshme që të arrijë një rritje ekonomike prej 12 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …