Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA: Grupi revolucionar i Tiranës garanton fitoren e Ali Ahmetit

Javelinët amerikane dhe p..ët dimalbashiane: Opinioni që po kërkon luftë në Kosovës e që kurrë nuk e kanë shkrepur asnjë plumb, personalisht dhe familjarisht për Kosovën dhe shqiptarët, po rrahagjoksin se falë kësaj qeverie dhe KM Kurti, amerikanët po i shesin Kosovës antitank Javelin e që, sipas llogarisë të një supermashtruesi të VV-së, sasia e antitankëve është i mjaftueshëm t’i shkatërrojë të gjitha tanket që i ka Serbia. Ky farë analisti i politikave të tredhura ka harruar se edhe gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, së paku 80 për qind e tankeve të shkatërruara serbe kanë qenë maketa. Po, në përgjithësi militantët e LV-së (militantë janë vetëm në marrje të posteve sepse me asgjë nuk janë Vetëvendosje) thuaja kanë filluar të formaojnë njësi të gatshme të luftojnë me Serbinë.. deri në ushtarin e fundit të KFOR-it. Disa që mendermethënë janë anëtarë të shoqërisë civile po thonë se tash janë të qetë sepse në vijën e parë të frontit është KM i Kosovës, Albin Kurti, Xhelal Kaçketa, Dezhona Mihalidis, Hysamedin Ndryshku, Bojken Avazi dhe Elpis Hoxha. Pastaj, Mefistofeli me trup të madh dhe me zemër pule, pordhahedhësi Dimali dhe luftëtarët e fejsbukut, me seli në Londër. Shumica e këtyre që i përmenda, jo që nuk kanë luftuar kurrë ndonëse përgjithësisht e kanë pasur moshën për të luftuar por, ose kanë ikur duke ofruar informacione për serbët kur janë zënë si “rob lufte” ose kanë hedhur armët rrugëve dhe maleve gjatë “tërheqjes strategjike”.

 

Këta të shoqërisë civile që po i bien daulleve të luftës, që më herët kanë siguruar strehimore në Beograd përmes platformës “Mirë dita – Dobar dan” dhe Grupit Nostalgjik për Rithemelimin e Jugosllavisë ku bëjnë pjesë bashkëmendimatrët e tyre nga Serbia, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e që si ind lidhës dhe interes të vetëm kanë projektet milionëshe të cilat i shetisin nga xhiro – llogaria në xhiro – llogari pa i dhënë asnjë llogari askujt. Disa prej tyre vetëm iu mungon edhe një shajkaqë serbe me kokardën në të për ta kompletuar përmbajtjen e tyre të brendshme “patriotike dhe kombëtare”. Këta, jo që nuk do ta bëjnë kurrë luftën por forcat serbe do t’i presin me lule, si çlirimtarë që realisht edhe i pranojnë si të tillë. Baballarët dhe majkat e tyre kanë qenë në shërbim të Jugosllavisë dhe të Serbisë prandaj edhe këta po e vazhdojnë traditën e paraardhësve politik dhe biologjik, asgjë më tepër. Ata që e bënë luftën, e sollën lirinë, e shpallën pavarësinë e Kosovës dhe filluan ta ndërtojnë paqen sot janë në Hagë, këta që janë në pushtet po i gëzojnë të gjitha të mirat (si askush më parë) në saje të pengjeve të Hagës, ish të burgosurve politikë dhe ish luftëtarëve të së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës me dy komandantë, Baca Adem Demaçi, si Komandant politik dhe Adem Jashari, si Komandant ushtarak.

 

Nëse mendoni se Vojsa Osmani, si komandante supreme e ushtrisë së Ukrainës do të luftojë në Kosovës do të therreni sikur të fleni të shtrat me kaktuse meksikane, nëse mendoni se Glok bin Sherifi do të luftojë, do të therreni sikur të kaloni natën me dilberët e Peshevarit kurse, KM i Kosovës me kohë është deklaruar se është për luftë me shumë viktima por pa pjesëmarrjen e tij sepse ka përcaktim paqësor që ia kalon edhe Rugovës. Në fund të fundit Kuislingu nuk është nga Kosova, është nga Norvegjia! Mjerimin e mjeranëve lehtësisht e identifikon si vetlavdërim të atyre që nuk kanë të kaluar politike dhe kombëtare, e kanë një të tashme mashtruese nga e cila përfitojnë në të gjitha aspektet dhe nuk mund të kenë një të ardhme. Pra, ata jetojnë me mandat, sa zgjatë mandati aq zgjasin edhe ata. Këtyre që u bien daulleve të luftës edhe nëse ua siguron armatimine tërë, botës nuk iu duhet asgjë. Nuk kanë b..thë e as zemër ta përdorin. Janë pa rrënjë dhe i përkasin një trungu që na ka torturuar, arrestuar, dënuar, vrarë dhe zhbërë. Sa më shumë që flasin për luftë, më shumë do të bëjnë lëshime në dëm të Kosovës. Kur Besnik Muçiverca i pati vendosur të gjitha sanksionet e mundshme Rusisë, Putini i pati vendosur pesë stenta në …prapanicë. Aq ishte trembur nga ky injorant mashtrues. Do ministresha që flasin për luftë këtë e bëjnë që të sigurojnë sa më shumë tenderë për burrat e tyre, asgjë më tepër. Prej se po flitet për Javelinët, Vuçiqi dhe Serbia, gjumin gjumë nuk po  e bëjnë, asgjë nuk po tremben nga Javelinët amerikane sa nga pordhët dimalbashiane!

Wolkeri ante portas: Edhe për këtë përvjetor të masakrës së Reçakut, politikanët i ngjeshën radhët për të përfituar politikisht, pa qenë fare pjesë e asaj historie. Pa dashur të jenë pjesë e asaj historie ndonëse kishin mundësi por edhe detyrim njerëzorë, politik dhe kombëtar. Tash, me eskorta të galanëve (xhipave), me truproja shumëfishë më të mëdha se “shkatërruesit e shtetit”, me mëditje të mira, i vizitojnë vendet ku ka lëshuar rrënjë kujtesa historike, kombëtare dhe politike e shqiptarëve në saje të viktimave të shumta. E flasin ndonjë fjalim me patos patriotik të çastit, takojnë ndonjë nga të mbijetuarit duke iu premtuar drejtësi për të cilën nuk kanë bërë asgjë. Sigurojnë drejtësi njëditore për të mbuluar padrejtësin 364 ditore. Si vizitor i përhershëm është William Wolker, ish ambasadori i KDOM-it i cili doli në vend të ngjarjes,  si ndërkombëtari i parë.

 

Paraprakisht nga ai vend në KMDLNj pati raportuar Ruzhdi Jashari, aktivist i Këshillit dhe ushtar i UÇK-së. Wolkeri doli me një të vërtetë (sipas mandatit e kishte detyrim ta thoshte të vërtetën) që goditi fort pretendimet e rremë të Serbisë se viktimat janë ushtarë të UÇK-së që janë vrarë gjatë luftimeve. Wolkeri dëshmoi se të ekzekutuarit dhe të masakruarit ishin civilë të paarmatosur shqiptarë duke vënë në lëvizje mekanizma të fuqishëm ndërkombëtarë që parapriu edhe bombardimet e NATO-s. Wolkeri edhe këtë vit erdhi në Kosovë. Në Viti ia përuruan shtatoren sikur që e pritën me gjithë respektin. Wolkeri në Reçak ka një status të veçantë që nuk e ka askush, konsiderohet si zot i zotave. Wolkeri në kohën kur Albin Kurti shumicën e kohës e kalonte nëpër burgjet e Kosovës, pati bërë përpjekje ta zbusë, ta bëjë demokrat, ta bëjë Albinin që është sot. Për këtë e pati vizituar në burg ndonëse nuk kishte të drejtë. Nuk ishte ndarë mirë në atë takim, Albini nuk u zbut e as Wolkeri nuk përfitoi politikisht. Wolkeri u kthye në Amerikë, Albin u kthye në dhomën e burgut. Wolkeri pastaj u lidh me “shkatërruesit e shtetit” dhe nuk ishte në dashuri me Albinin. Kur Albini u shndërrua në Cezar të Kosovës, Wolkeri iu ofrua duke e sulmuar Thaçin. Vitin e kaluar Wolkerit ia ndanë një 80 mijëshe. Këtë vit, përveç se ishte në Reçak, Wolkeri u takua me KM Kurtin për një ngjarje të natyrës pesonale, private duke e njoftuar se pas dy javëve do të martohet. Sigurisht se i ka ftuar në dasmë KM Kurtin, Vojsa Osmanin presidente të Lutfi Hazirit, Glok bin Sherifi, frekuentues në lagjen e dajave të mi, te Bajçinocët (afër Lupçit të Epërm ku i kam dajat – Menxhiqë janë), Donika Katran Gërvallën dhe Zotëriun e Parë, Don Sadriazemin. Është ky gëzim kombëtar dhe shtetëror prandaj nuk duhet të mungojnë aq më parë që kohë më parë u përballën me një mërzi të madhe që iu shkaktojë vuajtje dhe dhimbje të papërballushme  – rrahja e Sandulloviqit nga BIA serbe. E çuditshme është jeta, edhe hidhërime, edhe gëzime!

 

Liberalizimi i vizave dhe vetlavdërimi i mizave: Më në fund u liberalizuan vizat. Kjo nuk do të ndodhte po të mos ishin KM i Kosovës, Albin Kurti,  Vojsa Osmani, Glok bin Sherifi, Donika Katran Shvarci dhe referentët e Ministrisë së Drejtësisë. Menjëherë filluan lëvizjet drejt vendeve ku nuk kërkohet viza. Shumë shkuan në Greqi, në Gjemani, Zvicër, Norvegji (në gjini), Itali (Vali Corleone) dhe në shtetet tjera. Edhe unë lëviza, shkova në Prizren në takim me shokët e burgut, dikur edhe të idealit, bashkëmendimtarë dhe bashkëfajtorë për situatën e sotme. Ishin edhe shokët nga Maqedonia,  Tahiri, Bejta dhe Asllan Luani. Natë e mrekullueshme ku evokoheshin kujtimet nga koha e kaluar në kampet e Jugosllavisë, në frontet e luftës. Disa ishim si Albini, nuk flisnim fare për luftë, e përshkruanim vetëm nga distanca e sigurt. Është mëkat që këta që kaluan tmerret e llogoreve dhe kampeve të ish Jugosllavisë për to flasin vetëm në ndeja shokësh, këta të pushtetit të proveniencës jugosllave na konsiderojnë si të çmendur. Është e rëndë dhe e pafalshme që në emër të luftës sot flasin ata që e luftuan luftën kurse ata që e bënë luftën flasin vetëm në ndeja shokësh sikur që ishte në ndejën në Prizren me rastin e pensionimit të Baralecit, ish i burgosur politikë dhe luftar i UÇK-së. Është e mrekullueshme që edhe sot Bacën Adem Demaçi e kemi frymëzim në ndeja shokësh, kujtime nga e kaluara, të sotit sikur që edhe ardhmërinë e vulosim me Bacën. Ishim shokët e grupit “Baca Adem Demaçi”.

 

Pata menduar të shkoj në Barcelonë, shkaku i Mesit. Tash Mesi më nuk është, Barcelona po i ngjanë politikës së Jashtme të Kosovës, kujt po i çohet po ne e n..lë. Ani edhe kliçka e Realit na dha 4 gola. Po, për të shkuar në Barcelonë tash kam një motiv më të fuqishëm, më frymëzues, më motivues, më atraktiv; ta takojë Gani Jakupin, Ostap Benderin e Donika Katraan Shvarcit. T’i përulem dhe t’i për (ç)kulem për të gjitha ato që i ka bërë për Taxhikistanin. Pisa. Të poshtër. Mashtrues. Jam i painformuar krejtësisht. Vonë kuptova se Ganiu qenka me mision special atje, si agjent 069 dhe se mbi këtë shifër bashkëpunon ngushtë (shumë ngushtë) me agjentin tjetër po me këtë shifër 069 me emrin Elton Xhon. Tash jemi në rregull.

Të gjithë kundër Aliut, Aliu kundër askujt: Ali Ahmeti është udhëheqës i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Ishte i burgosur në kampet e Jugosllavisë, ushtar i të gjitha luftave çlirimtare që i bënë shqiptarën në ish Jugosllavi. Gjatë kohës së udhëheqjes së tij politike shqiptarët e Maqedonisë dolën nga terri duke e parë dritën, dolën nga fundi i pusit për t’u bërë faktor i pashmangshëm për zhvillimet politike në Maqedoni, gjithnjë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. U identifikua me luftën çlirimtare të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UKSH-së dhe asnjëherë nuk hoqi dorë nga lufta sikur që nuk hoqi dorë se BDI është parti e luftës. Gjatë bashkëpunimit me partitë maqedonase ishte veshur me gëzofin e dhelprës ndërsa vendimmarrjen e kishte të ujkut. Me shqiptarë ishte bashkëpunues sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën. Shqipërinë e konsideron si atdhe të gjithë shqiptarëve ndërsa Kosovën si vendlindje politike dhe ushtarake ku u edukua për lirinë, si vlerë kombëtare dhe universale. Të nevojshme dhe të domosdoshme, jo vetëm për mbijetesë por për një jetë më të mirë në mesin e popujve të mirë dhe të zhvilluar. Albin Kurti, kohë më parë deshi t’ia fusë pykat në spicat e rrotës drejt ardhmërisë së shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Maqedonisë, në veçanti. Nga BDI u nda një grup karrieristësh që veten e emërtuan me një emërtim biblik apo folklorik: “Grupi i Zjarrit”.

 

Pikërisht këtë grup, bashkë me kundraxhiun e Erdoganit, Bilall (edhe djali i Erdoganit quhet Bilall) Kasamin, Albini deshi ta fuqizojë për detronizim të Ali Ahmetit në kohën kur për herë të parë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do ta kenë (për 100 ditë) kryeministrin shqiptar, Talat Xhaferin, kryekuvendarin dhe ushtarin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Kur kjo punë u bë e madhe, Albini e dërgoi një rrogëtar për ta takuar Ali Ahmetin në përpjekje të fitojë kohë, deri në ndërhyrjen e radhës. Së fundmi doli me qëndrim se LV-ja do të jetë shtylla e katërt e opozitës shqiptare kundër shqiptarëve në Maqedoni, përkatësisht që Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Albin Kurti, bashkë me islamistët në këtë shtet do të bëjnë përpjekje ta rrëzojnë Ali Ahmetin nga pushteti duke ia lënë trupin në Maqedoni kurse kokën në Stamboll, si dikur Ali Pashë Tepelenës. Në Kinë, në kohën e Revolucionit Kulturor Kinez ishte në fuqi “Banda e Katërshit” të njohur për krime monstruoze. Në Shqipëri e kemi “Katërshin e Albinit” që bëri përpjekje ta rrëzojë nga pushteti Edvin Ramën. Keq morën në thua dhe iu thyen dhëmbët. Nuk morën vota as sa për së gjalli, ndjestë pastë Haxhi Merxha i fitonte në Kosovë.

 

Pak dëgjoheshin përveç se kur duhej t’i arsyetonin pagat lëshonin ndonjë pordhë ideologjike. Tash u ringjallën në luftën e Don Kishotit kundër Ali Ahmetit. E quajtën gjysh, babagjysh, katragjysh, pensionist etj. etj. Në përpjekje që ta dëmtojnë. Edhe Lao Zënë e quajnë gjysh, plak të urtë por se sa të jetë historia e njerëzimit, ai do të mbetet njëra ndër shtyllat kryesore e kësaj historie. Nuk ka pushtet të përjetshëm por ka kujtim dhe respekt të përjetshëm vetëm nëse keni lënë vepra të përjetshme për njerëzimin. Sigurisht se edhe Ali Ahmeti do të ikën nga kjo botë kur të jetë e shkruar. Mirëpo, në historinë e shqiptarëve kudo që jetojnë ka zënë vend prandaj këta xhonturqit e Albinit nuk mund ta zhvendosin në një histori tjetër. Grupi i Zjarrit e ka të pamundur ta djeg Ali Ahmetin me barot të lagur të Albin Kurtit. Lehtësisht mund të përsëritet historia me Edi Ramën. Në fund të fundit Albin Kurtit më së paku që i duhet është përçarja e shqiptarëve në Maqedoni, asgjë nuk fiton prej këtij diversioni. Mjaftueshëm i ka përçarë shqiptarët në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …