Veprimtari dhe analisti Behxhet Shala – Bajgora, në një analizë të tij mbi situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, ka paralajmëruar mundësinë e formimit të qeverisë përmes “blerjes” së deputetëve nga partitë opozitare. Ai e krahason këtë situatë me tradhtinë e Judë Iskariotit, biblik, duke aluduar se disa deputetë mund të shesin votën e tyre për përfitime personale. Shala pretendon se Albin Kurti mund të sigurojë një shumicë të brishtë prej 61-63 deputetësh përmes marrëveshjeve të fshehta dhe blerjes së kundërshtarëve politikë. Sipas tij, kandidati më i mundshëm për të qenë “Juda Iskarioti” i politikës kosovare është Fatmir Limaj, i cili, është vetë ofruar për të bashkëpunuar me Kurtin. Ai thekson se kjo qasje përbën një shkelje të moralit politik dhe të vullnetit qytetar, duke akuzuar se disa deputetë janë të gatshëm të tradhtojnë për përfitime materiale apo poste qeveritare. Sipas Shalës, opozita nuk duhet të përpiqet të formojë qeverinë pasi do të trashëgonte problemet e administratës së kaluar, por duhet të fokusohet në zgjedhjet lokale për të ndërtuar një bazë më të fortë politike, ka shkruar mes tjerash, Behxhet Shala.
