Çka fiton Albini me këtë ndërhyrje në zgjedhjet në Maqedoni përveç kontributit për një luftë vëllavrasëse, tensionim të situatës dhe zvogëlim të drejtave të fituara të shqiptarëve. Pse ka nevojë që Albin Kurti ta përdorë si kondom para-politik Bekim Koqjen dhe koqallarët tjerë duke bërë përpjekje ta rrezojë Ali Ahmetin dhe ta rikthejë Nikolla Gruevskin. Arben Travarit as që i ha palla për shqiptarët në Maqedoni të Veriut, ADN-në politike e ka të VMRO-DPMNE. Ai don të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, si ngjizje politike e nacionalistëve të Gruevskit. Pse ka nevojë Albin Kurti ta dërgojë në Maqedoni të Veriut një ministre, duke ia humbur terminin te Sellma?! Apo ta dërgojë oportunistin më të madh në Kosovë e që është tupanxhiu i parë në Kuvend, për ta pirë një kafe me pordhaxhinjtë e Grupit të Zjarrit kur ka pasur mundësi t’i pijë dy kafe në Prishtinë me intelektualët e shquar dhe kokat e mendimit politik si Mefi, Dilmali, Hysen Bageri dhe Halil Thaçi. Me të pashmangshmen, oficeren për moral dhe telefonisten personale të Radojiçiqit, Limoza Kulari – Mila. Albin Kurti po gabon rënd me këtë ndërhyrje sepse nuk i duhet asgjë dhe për asgjë. Ka mjaftueshëm probleme në Kosovë për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Shihni çka bëri në Luginë! Kjo ndërhyrje është e pamoralshme, politikisht dhe kombëtarisht e dëmshme. Shkatërruese, me një fjalë për të tashmen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, duke i lënë me një të ardhme të diskutueshme dhe të dyshimtë. Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me të gjithë shqiptarët, pa bërë dallime në asnjë bazë. Një e ardhme shumë e afërt do ta vë në sprovë serioze vendosmërinë dhe përcaktimin politik dhe kombëtar të Albin Kurtit me mundësi të hyjë në Galerinë e Përjetësisë kombëtare dhe historike, si Hasan Prishtina apo si Rrahman Morina! Këtu pikërisht e ka ankthin dhe makthin!
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …