Behxhet Shala

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA; Sex and the City e Pambuke Kullashkit

Po kush na qenka Pambuke Kullashki: Pambuke Kullashki është emër artistik i Arbërie Nagavcit, mendermethënë ministre e MASHT-it në qeverinë Kurti 2. Për lexuesit dhe publikun është me interes të qartësohet ky emër artistik, që nga etimologjia e deri më sot. Realisht, është kombinim i dy mendjeve të ndritura të personaliteteve të shquara botërore, të shkrimtarit turk Orhan Pamuk dhe filozofit shqiptar Muhamedin Kullashi. Pasi, sipas ligjeve në fuqi nuk keni të drejtë ta vidhni personalitetin e tjetrit sepse shkon në katin e 12 të Dubravës, Arbërie Nagavci, si inteligjente dhe e mençur që është, mbiemrin Pamuk e ka bërë emër personal duke ia shtuar shkronjën ‘b’ kurse mbiemrit Kullashi i ka shtuar një ‘k’ duke e shndërruar në mbiemër artistik Kullashki. Kështu lindi një Pambuke Kullashki që rrezaton nga mençuria dhe injoranca, në të njëjtën kohë.

 

Me Orhan Pamukun e lidhë dashuria për të shkruar romane. Ç’është e vërteta Pamuku ka shkruar më shumë romane mirëpo këta të Pambuke Kullashkit janë shumë të fuqishëm dhe më lehtë kanë depërtuar te lexuesi. Pamukun e kam lexuar krejt dhe drejt, Pambuken ende jo, më duhet përqëndrim i madh dhe kam frikë se me kapacitetin që e kam, nuk jam në gjendje ta vlerësoj realisht madhështinë e shkrimit të Pambuke Analfabete Kullashkit. Muhamedin Kullashi është një filozof, njohës i madh i kulturës, artit, historisë dhe politikës frankofone që, me të drejtë konsiderohet si djep i lirisë, demokracisë, vëllazërisë dhe barazisë prandaj edhe ishte ambasador në Francë ku KM Kurti i mbajti një ligjëratë filozofike, sociologjike, politike dhe diplomatike presidentit Makron mbi historinë e Francës dhe Revolucionin, rënien e Bastijës dhe tredhjen e mizave në Gjylekarë. Përveç veprave madhore të Pambuke Kullashkit e që, për turp as titulli nuk më kujtohet, kjo farë shkrimtare për një fije floku dështoi ta botojë kryeveprën e saj: Kamasutra apo Doracaku për Perversitet Seksual e që do të botohej në ishujt Sodoma dhe Gomora, vendlindjen e shthurjes morale dhe njerëzore prandaj edhe u fshi nga faqja e dheut nga zotat. Doracaku për edukatë seksuale ishte manifest i degjenerimit, perversitetit, mjerimit moral dhe udhëzues i pagabueshëm drejt prostitucionit. Manifest për ta shkatërruar bërthamën e shoqërisë dhe shtetit – familjen.

 

Ky doracak i turpit u promovua nga një ministre skajshmërisht e paditur dhe brutalisht injorante, Pambuke Kullashki duke u lavdëruar publikisht se jemi vendi i parë në rajon dhe më gjerë që po e bëjmë këtë publikim. Tash, pasi KM Kurti doli se ky doracak qenka pjesë e luftës hibride e jo devijim moral dhe njerëzor, përcjellësit e tij, hibrid e shkuar hibridi, me një perversitet të katapultuar, ia mbajnë zhagun Kurtit. Kurti, në vend se ta shkarkojë Pambuke Kullashkin, sikur edhe në rastet kur me fanatizëm i mbron bashkëpartiakët e korruptuar, po e arsyeton doracakun që, pa asnjë dyshim është korrupsioni më i lartë moral, edhe si formë e sidomos në përmbajtje. Pambuke Kullashki, asnjëherë nuk jep dorëheqje për këtë diversion moral, aq është kapaciteti i saj.

 

Nuk ka përgjegjësi njerëzore, politike, morale e as institucionale, është brutalisht jashtë realitetit. Nuk i kanë mbetur shumë, edhe 3- 4 muaj, do të mbetet edhe pa post, edhe pa doracak. Nuk arriti të bëhet sodomiste dhe ta shkruaj kryeveprën e saj jetësore: “Prostitucioni përmes doracakut për edukim seksual, si vlerë e shtuar e demokracisë në qeverinë Kurti 2”. Albin Kurti, në vend se ta shkarkojë me urgjencë Pambuken për këtë “kryevepër” të turpit njerëzor, kombëtar dhe moral, e avancoi duke e bërë kryetare të Këshillit Kombëtar të Vetëvendosjes, duke e arkivuar të burgosurin politik, Hydajet Hysenin. I trishtë është fati i Hydës i cili për dallim nga Pambuke Kullashki, ka një të kaluar kombëtare duke bërë shumë vite burg. Ndoshta është edhe një shpëtim për të. E shohim!

 

Dikush megjithatë e lexoi dhe e zbatoi Kamasutrën e Pambukes dhe Albinit:

Sipas gazetës “Insajderi”, një eksponent i LV-së, i afërt me KM Kurti qenka gjiruar duke bërë një XL bisedë me një minorene, i lakuriquar sikur Adami në gjirin e Evës, me asete anatomike të qartësuara dhe të drejtuara kah e mitura!! Pervers i veshur dhe mbrojtur me fuqi politike dhe i zhveshur nga çdo gjë njerëzore dhe morale. Mentorja e tij Pambuke Kullashki nuk është deklaruar fare ndonëse, sipas standardeve të doracakut ka me çka të krenohet. I poshtër dhe të poshtër, si individ dhe si parti. Thuhet se prokuroria po merret me rastin. Emri i këtij horri duhet të bëhet publik, si pedofil partiak dhe institucional paraqet rrezik për shoqëri.

 

O loptë e mia o, ma t’mira n’katund: Faton Peci, fytyra tjetër e Guxo, njëra është Shvarc Donika, është trim i madh ndonëse anatomia e thotë të kundërtën duke e bërë shumë të vogël. Edhe Aleksandri i Madh, në fakt ishte i vogël me trup plus biseksual. Aleksandri i Madh i hipur mbi kalin me emrin Bucefal, bëri namin sikur që edhe Peci i Vogël i hipur mbi kuajt e Burdushit po e bënë namin dhe kërdinë me subvencione dhe vende të punës, punësime familjare dhe partiake. Pasi ia nxorën në dritë dy 100 mijëshe euro të dhëna personave të afërt me partinë dhe këshilltarit të tij, bashkë me patriotin e Binçës, fort kërcënoi dekonspiruesit, fillimisht LDK-në ku edhe ishte rritur, pastaj PDK-në e së fundi Pacollin, bukën e të cilit e paska ngrënë. Dy të parët i quajti horra dhe kriminela kurse Pacollin vrasës të patriotëve shqiptarë. Peci i Vogël po mendon se të gjithë ia kanë frikën si Ramush Haradinaj të cilin e përzuri, nën kërcënim, nga qendra e Prishtinës ku e kishte selinë AAK-ja për ta emigruar diku në rrugën B. Po kujt ia ndien për pordhët e Pecit të Vogël, pashë Zotin?! Ai e ka të qartë se askush nuk merret me te prandaj edhe bënë filma si: “mua nuk më ndalë as plumbi e as uji ..” thuaja se dikush qenka marrë me te. Kah fundi i mandatit, kur i duhen votat apo posti, i lëvyret Albinit dhe Shvarcit, përmes subvencioneve apo jargavitjes, këto i ka dha pas 9 shkurtit nuk do të ketë as post dhe nuk i bëjnë punë as jargavitjet. E ka zënë ahti i Burdushit, po ia shalon kuajt, pa lejen e tij. E ka tradhtuar Vojsën e që për mua nuk është mëkat sepse janë të njëjtë, vetëm rrota i ndanë. Është kundër luftës çlirimtare, kundër veteranëve të luftës, të burgosurve politikë, si të ishte vëlla siamezë i Shvarc Donikës. Kush ia ka frikën një krijese të tillë?! Atë askush nuk e kërcënon, po dridhet nga pordhët e veta. Po dridhet nga subvencionet me të cilat i ka ndjekur të tjerët. Në ferr do ta dërgojnë viktimat e Krushës. Aq.

 

Sex and the City: Ishte një serial i popullarizuar amerikan në vitet e ‘90-ta përkatësisht nga viti 1998 deri në vitin 2004. Zhanri ishte komedi dhe dramë romantike si dhe komedi seksuale. Ky serial ishte motiv që Pambuke Kullashki ta bëjë skenarin në formë të Doracakut për edukatë seksuale pas së cilave do ta bënte një serial të ngjashëm. Edhe ashtu Pambuke Kullashki ka ngjashmëri fizike me Sarah Jessica Parker, kryepersonazhi i serialit në fjalë. I vetmi dallim është që Pambuke Kullashki, në planin intelektual është shumë mbi zonjën Parker, ka shkruar disa libra dhe është magjistre e ……injorancës. Brutalisht injorante. Epoka e Re

Kontrolloni gjithashtu

PDK shpalos sloganin dhe programin qeverisës: Kosova mundet ma mirë

 Partia Demokratike e Kosovës e ka mbajtur konventën në mbështetje të Bedri Hamzës, kandidatit të …