Behxhet Sh. SHALA: Nuk pyetet për çmim të votave, kjo qeveri po përfundon për faqe të zezë, pa investim kapital, përveç përfitimit personal

Nuk pyetet për çmim të votave: Kjo qeveri po përfundon për faqe të zezë, pa asnjë investim kapital përveç përfitimit personal. Gjatë këtij mandati të plotë ka vetëm përkeqësim ekonomik që ka prodhuar një paqëndrueshmëri sociale. Llogaritet se inflacioni për këtë mandat është 22 për qind ndërkaq që pensionet, ato civile dhe të luftës u rritën, krejt në fund të mandatit 20 për qind pa e bërë fare indeksimin e çmimeve. Kjo nënkupton që pensionistët nuk e marrin as pensionin bazë që e kishin në fillim të mandatit të kësaj qeverie kleptokratike (hajdute, të korruptuar).

Pastaj, çmimet e artikujve të domosdoshëm për mbijetesë janë rritur thuaja 100 për qind kurse rryma dhe nxemja faturohen për standard suedez e jo për standard kosovar që nuk është as në nivelin e Banglladeshit. Faturat e fundit të rrymës të faturuara nga Marrin Berishaj dhe ato të nxehjes të lejuara nga organizata e strukturuar kriminale e quajtur KOST, i kanë futur shumicën e qytetarëve në kredi konsumuese në kohën kur në shtetet evropiane ka tendencë të uljes së çmimeve të rrymës dhe nxemjes. Qytetari kosovar paguan më shumë para për rrymë dhe nxemje se qytetari amerikan.

Në Kosovë vetëm faturat për ujë dhe mbeturina janë të përballueshme. Ta bëjmë një krahasim midis qeverive në Maqedoni të Veriut dhe të Kosovës. Qeveria e Kosovës në fund të mandatit i rriti pensionet të të gjitha skemave me 20 për qind që nënkupton shumën midis 35 deri 40 euro. Kjo është e vetmja rritje për 4 vjet hiç këtu vitrat e kriminelit social Murati nga 100 euro. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, menjëherë pasi mori mandatin rriti pensionet për 5000 denarë (83 euro) kurse, së dyti, para një jave i rriti përsëri me 5000 denarë (83 euro). Pra brenda 6 muajve i rriti pensionet për 166 euro duke bërë përpjekje të ndihmojë qytetarët në nevojë pa bërë kalkulime klienteliste. Rritja e pensioneve të të gjitha skemave, krejt në fund të mandatit është veprim klientelist për blerje të votave dhe pandershmëri njerëzore dhe institucionale, dhunim i buxhetit të Kosovës dhe përpjekje për të mbetur në pushtet duke keqpërdorur taksat e qytetarëve.

Po qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm para kutive të votimit, me vota klienteliste nuk duhet të bëhen pjesë e skemës kriminale të shitblerjes së votave. Ata kanë merituar shumë më tepër dhe kjo që iu ofrohet është thermi, lëmoshë e kushtëzuar me votë. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm edhe ndaj premtimeve statosferike për rritje të pagave dhe pensioneve që po i bëjnë disa politikanë e që, në buxhetin ekzistues do të jetë mision i pamundur. Peci i Albinit, në grahmat e fundit të pushtetit po i ndanë edhe do grante për partitë që janë në pushtet, gjyksat, cicat dhe prapanicat e partisë mos ndoshta e fiton edhe një mandat, ky mbiemër i vogël por llaskuc i madh.

Sa ndikon kjo në rezultatin e zgjedhjeve: Në Ballkan klientelizmi thuaja e përcakton fituesin duke e bërë diferencën midis arsyes dhe mashtrimit, ecjes përpara dhe prapakthimit, zhvillimit dhe degradimit, ndershmërisë dhe poshtërsisë, qytetarisë dhe nacionalizmit folklorik, atdhedashurisë dhe dëmtimit të interesave të Kombit dhe shtetit. Albin Kurti është virtuoz në këto lojëra sepse ka mungesë totale të empatisë, atdhedashurinë dhe nacionalizmin i ka hibride, bashkimin kombëtar e ka dhunuar, nuk ka asnjë flamur dhe çdo gjë e vë për interes të pushtetit.

Ndjenja dhe dëshira për autokraci, sundim mbi njeriun, poshtërim të njeriut, shpërfillje dhe mosmirënjohje kalojnë në patologji, prej vesit janë shndërruar në degjenerim. Pasioni për të mbrojtur çdo hajn të vetin dhe për t’i sulmuar, deri në asgjësim hajnat tjerë (mendon te opozita), nuk është larg çmendisë. Albin Kurti refuzon të shkoi në Prokurori, jo se është najfarë trimi por se e bënë vetëm për vota. Unë e them se votat e këtyre votuesve nuk i duhen asgjë, vetëm e dëmtojnë. Po të shkonte në Prokurori që në ftesën e parë do të harrohej kjo punë dhe do të fitonte më shumë vota, vota të atyre që e duan shtetin, i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën. Edhe Sali Berisha nuk lajmërohej në Prokurori, vetëm pasi bëri më shumë se një vit këndim në dritaren e banesës së tij, tash me kohë lajmërohet para Prokurorisë.

Albini nuk i ka gjyksat e Hamdisë e as koç… e Pecit me hy në luftë me media, Prokurori, Gjykata, BE-në dhe Amerikën. Matematika e përimtësuar zgjedhore që është duke e bërë Albini, mund t’i sjellë shumë vota por edhe ta lë me gishta në gojë. Përzgjedhja selektive e mediave duke shkuar te Shtëpia Pornografike Informative ku Makro i këtij prostitucioni dezinformativ është Rilindi, te pasardhësi politik i Arkanit dhe Hajni i parave të Bacë Adem Demaçit dhe te ndonjë  medium i grazhdit qeveritar, vetëm sa e shemb Albinin, nuk e rritë fare.

Albini nuk pranon debate me kandidatët e opozitës sepse përballë tyre sillet si Zeusi dhe nuk ka asnjë mënyrë të mbrojë të pambrojturën, ta mbrojë hajninë, nepotizmin dhe kapjen e çdo gjëje që ka arritur të kap. Albini e ka kabinetin qeveritar një tufë injorantësh, brutalisht të pazotë dhe të padenjë dhe, me gjithë elokuencën dhe retorikën, e ka të pamundur t’i mbrojë. Prandaj nuk shkon as vet dhe nuk e dërgon askënd, nuk ka kënd ta dërgojë. Ndoshta ia vlen t’i dërgojë intelektualë dhe eruditë të shquar si Agim Bahtirin, Mefin, Dimalin, Halilin, ekstazitë e Prizrenit, pecin personal, Krrakin, Pozharnin, Binak Maxharrajn që konsiderohen, pa modesti ajka e mendimit akademik dhe politik.

Albin Kurti e ka çështje të mbijetesës politike dhe fizike edhe një mandat prandaj nuk zgjedhë mjete për ta realizuar këtë qëllim. Nëse me partnerin tradicional, Listën Serbe nuk e formon qeverinë, do të bëjë koalicion me dreqin dhe të birin për një mandat tjetër. Dhe, mund t’ia dalë sepse nuk besoj te refuzimi i partive opozitare të mos hyjnë në bashkëjetesë me këtë kompleksitet indesh i quajtur Albin Kurti. Për Albinin më i rëndë është 20 janari se 9 shkurti, 20 janari e kushtëzon 9 shkurtin.

Përbërja e Kuvendit: Nëse Albini nuk siguron vota për formim të qeverisë, do ta bllokojë edhe formimin e Kuvendit, nëse del si parti fituese duke shkuar nga kriza në krizë. Nëse nuk ndërhynë arbitri ndërkombëtar.

VV, PDK, LDK, AAK – NISMA dhe Koalicioni për Familje, besoj se do të jenë në Kuvendin e ardhshëm, bashkë me LS dhe pakicat joserbe.

 Votat do të shpërndahen, dallimi midis vendit të parë, dytë dhe tretë nuk do të jetë shumë i madh. AAK – NISMA do të fitojë midis 10 dhe 13 për qind. Të shohim si do të zhvillohen gjërat dhe a po e vendosë Albin Baba, kufirin te Molla e Kuqe. Një militant budalla i Albin Babës tha se po ta linin ndërkombëtarët, ky, bashkë me Komandant Pasulin, Hysen Dezertorin, Kaçketën e Bllacës dhe pordhaxhinjt virtualë, për katër orë do ta shkelte Beogradin. Fort i ka marrë malli për Serbinë dhe Beogradin, jo vetëm zemlaken e Radoiçiqit, Limoza Kularin – Gadaf.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kështu foli Azem Syla, pak për veten e shumë për të tjerët

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, bazuar në vendimin e sotëm të Gjykatës është shpallur i pafajshëm, në rastin, Toka

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, bazuar në vendimin e  sotëm të Gjykatës është shpallur i …