Analisti e veprimtari, Behxhet Shala thotë se fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka hyrë në rrethin e fundit, pasi kishte filluar para tre muajsh. Aktivitetet përqendroheshin kryesisht në diasporë ku opozita kishte pësuar humbje brutale në zgjedhjet paraprake. Tash duket se kanë mbledhur mend dhe, si rezultat tehu goditës i VV-së në diasporë është topitur bukur shumë. LDK-ja ka deklaruar se ka të regjistruar mbi 40.000 votues që janë pjesë e kësaj partie kurse PDK-ja nuk përmend shifra konkrete por krahasuar me zgjedhjet e fundit duket se është forcuar shumë. AAK – NISMA nuk është se kanë shumë votues në diasporë. VV-ja shpreson se diaspora do të jetë hambar i votave andaj ka forcuar punën me diasporën, duke e shkelur edhe Ligjin për zgjedhje. Flitet se biznesmenë të afërt me VV-në po investojnë mjete të konsiderueshme për t’i sjell votuesit nga diaspora në Kosovë më datë 9 shkurt 2025. Por, përfundimisht diaspora më nuk është eldorado e votave për Kurtin. Votat nga diaspora në rastin më të mirë për këtë parti do të sillen kah 40 përqind e që do të ishte shembje e madhe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë
Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …