leoni

Behxhet Shala Bajgora; Idioti, Hekuran Murati, është ministër i Financave, në qeverinë kleptokratike e hajdute të Albin Kurtit

Krijesa pa histori dhe biografi, Hekuran Murati është mendër me thënë ministër i Financave në qeverinë kleptokratike e hajdute të Albin Kurtit. ai  bë i “famshëm” kur botërisht tha se: “më lirë do të na kushtonin mercenarët se sa ushtarët e UÇK-së…”, në luftë për liri dhe çlirim. Në një vend normal dhe me një qeveri normale ai do të shkarkohej menjëherë duke u shndërruar në pacient të Prokurorisë Speciale. Në rrethana që jemi ku çështja e fundit që i intereson kësaj qeverie janë veteranët e luftës, invalidët e luftës, ish të burgosurit politikë, dëshmorët e kombit dhe sakrifikuesit tjerë për këtë liri dhe pavarësi që e kemi, ky farë mistreci që asgjë nuk ka kontribuar personalisht apo familjarisht vazhdon të tallet nga pozita e një maniaku qeveritar. Po të kishte veteranë të luftës të organizuar dhe të vendosur, edhe nëse nuk do të shkarkohej, asnjëherë nuk do t’i lejohej t’i fuste thundrat në objektin e Qeverisë apo të Kuvendit. Po të ishte një shoqatë e të Burgosurve Politikë që ende e ka një thermi idealizmi, shkaku se ish udhëheqësit e saj ishin kapur kokë e këmbë nga qeveria aktuale dhe antikombëtari Murati, ky farë sançopanço qeveritar, do të shporrej nga karrigia e pamerituar me asgjë. Ky farë i panjerëzishmi  bëri çmos që t’ua shkurtojë përkrahjen financiare pengjeve të Hagës,  falë të cilëve u bë, mendër me thënë ministër. Ky farë, ministër ka përgjegjësi direkte për 500 milionë euro tenderë njëburimor.

Kontrolloni gjithashtu

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi qasjen e Qeverisë ndaj krizave energjetike, në të cilat përfiton Serbia

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj krizave …