Veprimtari i mirënjohur, Behxhet Shala, në një analizë të tij, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe ka hedhur akuza të rënda drejtuar udhëheqësve të saj, duke i cilësuar si hipokritë dhe mashtrues. Ai shpreh keqardhje për mënyrën se si është organizuar Dita e Pavarësisë, duke theksuar se ata që nuk kanë bërë asnjë sakrificë për pavarësinë, por që tani janë në pozita të pushtetit, ishin ata që luajtën rolin kryesor në këtë festë. Shala kritikon ashpër Vjosa Osmanin, duke thënë se ajo nuk ka asnjë lidhje me luftën çlirimtare dhe se po manipulohet me figurën e Ibrahim Rugovës për qëllime politike. Po ashtu, ai akuzon kryeministrin Albin Kurti për përmendjen e Hashim Thaçit vetëm për “gjysmë zëri”. Behxhet Shala, Kurtin e konsideron si një politikan pa identitet dhe që ndjek interesat e grupeve të ndryshme politike. Kosova është në një situatë të vështirë, ku politika e brendshme dhe ndërkombëtare po shkon përmes “kanibalëve politikë” si Trump dhe Putin, dhe se do të përballen me sfida të mëdha, ka shkruar Shala në analizën e tij.
