Behxhet Shala

Behxhet Shala: Kërcënimet për luftë janë manipulime ato bëhen për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme të Kosovës

Analisti, Behxhet Shala shkruan se kohëve të fundit, nga dy persona kryesorë në Kosovë, i pari, kryeministri Albin Kurti dhe, e dyta presidentja e kryeministrit Kurti, Vojsa Osmani, me të madhe po flasin për një luftë të mundshme midis Serbisë dhe Kosovës. Kërcënimet për luftë janë manipulative dhe bëhen për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme me të cilat po përballet Kosova, kryesisht për shkak të krizës globale po përballet, kurse qeveria Kurti 2 nuk po gjen zgjidhje andaj, si gogol për qytetarët po e përdorë luftën të cilën, as nuk e duan dhe as nuk janë në gjendje ta bëjnë dhe nuk kanë pse ta bëjnë. Edhe propaganduesit më të mëdhenj të luftës sikur kryeministri Kurti, presidentja e Kosovës, Vojsa Osmani dhe ndonjë pigmej politik a institucional që mundohen të rriten duka iu shkuar prapa udhëheqësve supremë e kanë të qartë se në Kosovë nuk ka luftë edhe në rast se një rreshter i NATO-s, nëse mbetet si mohikan i fundit  në Kosovë, në vend të armatimit, në vig të rrobave do i vendosë një palë brekushe me akronim të NATO-s, Serbia nuk do të guxojë të mësyjë Kosovën. Luftë në Kosovë mund të bëhet vetëm me marrëveshje dhe pëlqim të fuqive të mëdha në rast se për arritjen e një marrëveshjeje politike, kërkohet një luftë e dirigjuar dhe e kontrolluar duke lejuar forcat e njërit apo tjetrit shtet të marrin nën kontroll një territor të caktuar e që me marrëveshje është paraparë t’i takojë shtetit të caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …