Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: Kontribuuesit për çlirim e liri po përjashtohen, dhunuesit e lirisë e kontribuuesit e robërisë, po emërohen zyrtarë

Drejtori i KMDLNJ-së analisti i mirënjohur, Behxhet Shala në një publikim  të tij ka shkruar se hetuesit në proceset e montuara kundër shqiptarëve të vrarë dhe të dënuar në ish armatën jugosllave sot zënë vend në institucione, sikur të ishin pasardhës të Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit. Patriotët dhe familjarët e tyre po largohen nga puna duke u zëvendësuar me ish bashkëpunëtorë të okupatorëve serbë. Në diplomaci kemi spastrim në baza kombëtare dhe patriotike, kontribuuesit për çlirim dhe liri po përjashtohen kurse dhunuesit e lirisë dhe kontribuuesit e robërisë po emërohen ambasadorë dhe konsuj, sekretarë dhe diplomatë të karrierës. Hijena e shpërfytyruar si ministër i kulturës ndjek kombëtarët kurse favorizon antikombëtarët. Kështu me radhë. Besimi si pretekst për sajime: Gjykata Speciale raciste, në bashkëpunim me disa bastardë vendorë, në përpjekje për kriminalizim të udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare në Kosovë, shpallësve të pavarësisë dhe ndërtuesve të shtetit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e futën urrejtjen fetare të myslimanëve ndaj katolikëve, këta të fundit si viktima, por se u demantua nga vet besimtarë katolikë shqiptarë. Bastardi i debatit luajti të njëjtën lojë kinse BIA financon disa xhami në Kosovë dhe kontrollon një pjesë të klerit mysliman. Kjo nuk po vlejka për kishat ortodokse dhe katolike e as për klerin ortodoks apo katolik. Çfarë poshtërsie dhe qëllim i keq nga një i poshtër dhe i keq!

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Gjyqësori po atakohet nga qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, deklaroi se iniciativat për formimin e komisioneve hetimore parlamentare nuk …