Drejtori i KMDLNJ-së, veprimtari, analisti dhe ish i burgosuri politik, Behxhet Shala në një analizë të tij ka shkuar se Hashim Thaçi, kryetar i Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Rexhep Selimi, kryetar i GP të LV-së, para Gjykatës Raciste Speciale në Hagë mund të përballen, me burg të përjetshëm, po të dëgjohet Prokuroria. Këtë e mirëpresin edhe disa politikanë kryesorë në Kosovë. Së paku nuk do ta kundërshtonin këtë vendim. Kryeministri Kurti, në “euforinë” e menaxhuar ftohtë dhe saktë, në përpjekje për t’i rënduar gjendjen presidentit Thaçi, e goditi shumë ulët me fjalët se: “një pararendës imi në mënyrë të njëanshme nënshkroi ndalesën për dërgimin e FSK-së në veri të Kosovës …” në kohën kur ky kryeministër e ka të qartë se as Policinë e Kosovës nuk mund ta dërgojë në veri pa lejen e KFOR-it dhe ndërkombëtarëve. Madje, në përpjekje për ta përbuzur “pararendësin”, Kurti nuk denjoi as t’i përmend emrin, sikur ka bërë qysh ka marrë postin e kryeministrit. Çfarë ligësie kur shumica e këtyre policëve që po sakrifikohen në veri janë bashkëluftëtarë të “pararendësit”. E dyta, Xhelal Sfeçla u bë reporter lufte, nuk lë gjë pa regjistruar me telefonin e tij. Triumfalisht hyri në vilën e Radojçiqit nga na dërgoi fotografi nga brendia e vilës, përfshirë këtu edhe papuçet e dashnores së Radojiçiqit. Në të njëjtën kohë nuk e dha asnjë sqarim si u lejua që Radojiçiq, bashkë me çetën e serbë me aq lehtësi dhe komoditet të tërhiqet për në Serbi. Një dreq i madh është këtu siç thoshte dikur “pararendësi” i Sfeçlës, Rrahman Morina!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …