Në një publikim autorial, veprimtari dhe analisti, Behxhet Shala ka shkruar se Partia Vetëvendosje, Cezari i saj, e bëri prezantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Përpos një ikonografie krejtësisht propagandistike – pornografike ( të cullakosur nga mungesa e rezultateve), pati aso mashtrime dhe devijime nga realiteti, të padenja edhe për Grofin Minhauzen, sinonim i rrenave dhe mashtrimeve. Listat ishin bërë publike më herët, LV-ja ofroi listën në minutën e prej të cilëve afërsisht 95 për qind ishin ricikluar nga zgjedhjet e fundit kur kjo parti e prirë nga presidentja e tashme, Vojsa Osmani fitoi mbi 50 përqind të votave. Albin Kurti nuk ishte pjesë e listës, për shkaqe ligjore. Tash, Kurti është në krye të listës në përpjekje të thyejë rekordin paraprak prandaj i ka hyrë së thelli fantastikës shkencore duke kërkuar 500.000 vota. Arsyetimi nuk është të hyjë në librin e rekordeve të Ginisit, por të “lirohet” nga Lista Serbe dhe “opozita e stërvjetëruar” që edhe ia bënë shtetin dhe ia lanë karrigen e Kurtit të cilën, me dëshirë kurrë nuk e liron.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …