Behxhet Shala

Behxhet Shala: Lajçku liberalizimin e vizave po e keqpërdor për shantazh, që Kosova të lëshojë pe në bisedime me Serbinë

Analisti, Bexhet Shala në një vështrim të tij  ka shkruar  më 13 tetor 2022 nuk Bruksel u mbajt takimi në të cilin diskutohej për liberalizimin e vizave për Kosovën e që pritjet ishin të mëdha, madje ishin komunitet pakicë ata që ishin hezitues për një vendim pozitiv. Unë isha pjesë e këtij komuniteti, jo se Kosova nuk i ka plotësuar kushtet por se jam shumë i sigurt se kjo vendimmarrje është e kushtëzuar me përparimin në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkombëtarët, përmes një mashtruesi si puna e Llajçakut, liberalizimin e vizave po e keqpërdorin për shantazhim që Kosova të lëshojë pe në këto bisedime. Deri tash e kanë përdorur si shkop me mundësi të shndërrohet në karotë, nëse bëhemi të dëgjueshëm. Kjo nuk vlen për Serbinë shkaku se i janë toleruar të gjitha të bëmat kundër rendit dhe sigurisë rajonale dhe globale, që nga krimet e fundit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, shitja e armëve grupeve dhe vendeve terroriste sikur edhe përkrahja e parezervë e Rusisë dhe Putinit në pushtimin e Ukrainës. Deri më tani Serbia nuk ka pranuar t’i vendosë sanksione Rusisë ndërsa ka dalë kundër aneksimit të territorit të okupuar të Ukrainës për faktin e vetëm që Kosovën ende e konsideron pjesë të saj. Kosova, që nga viti 2018 i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave ndërsa, disa vende hezituese si Holanda, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika kanë parashtruar kërkesa shtesë për të maskuar qëllimin e vërtetë dhe të vetëm, marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, me gjasë në dëm të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …