Behxhet Shala

Behxhet Shala: Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për transferimin e 300 të burgosurve në burgun e Gjilanit, është kriminale e raciste

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për transferimin e rreth 300 të burgosurve në burgun e Gjilanit, konsiderohet si kriminale dhe raciste nga kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu, Behxhet Shala. Ai thotë se kjo marrëveshje ka shkaktuar shqetësime, pasi vlerësohet si shkelje e të drejtave të njeriut. Në një intervistë për KosovaPress, thotë se kjo marrëveshje nuk sjellë dobi për Kosovën, derisa thekson se të burgosurit nga Danimarka, mund të jenë kriminelë islamikë që merren me krim të organizuar. Përveç kësaj, Shala foli edhe për të burgosurit në Kosovë, për çka kritikoi presidenten Vjosa Osmani për mos faljen e disa të burgosurve që sipas tij e meritojnë të lirohen. Ai thotë se presidentja Osmani është në gjendje që “më përpara ta lirojë një të burgosur nga Afganistani se sa një në Kosovë”. Ndër të tjera, Shala foli edhe për pamundësinë për të vizituar ish-krerët politikë të cilët po gjykohen për krime lufte në Hagë, për çka thotë se kanë dërguar disa herë kërkesa për vizitë, por të njëjtat janë refuzuar me arsyetime të ndryshme. Sipas tij, “Haga nuk e bën hesap as Ministrinë e Drejtësisë e as Kosovën”, ka thënë mes tjerash, Behxhet Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …