“Me t’u zbardhur dita i mora një krah me dosje dhe i dorëzova te prokurorët e EULEX-it”, ishin fjalët e z. Hasan Preteni, numrit një të Agjencionit kosovar kundër korrupcionit. Këtë citat e huazova nga disa media të shkruara që i dhanë publicitet të veçantë këtij slogani denoncues të Don Kishotit kosovar në luftë kundër korrupcionit! Zoti Preteni është qytetar i Republikës së Kosovës dhe është emëruar në këtë post nga Kuvendi, shpresoj gjithashtu të jetë i Kosovës. Aktiviteti i tij financohet nga buxheti i Kosovës! Zoti Preteni nuk po i besuaka gjyqësorit kosovar saktësisht kryeprokurorit të Kosovës z. Hilmi Zhitia! Këtij “ndjekësi” të krimeve nuk i besoj as unë, madje skajshmërisht nuk i besoj! Dhe mendoj se nuk e ka vendin aty. Kështu mendojnë shumë qytetarë të Kosovës përjashtuar një pjesë të politikanëve të Republikës së Kosovës që flasin shqip dhe veprojnë si Al Kapone!
Mirëpo, nuk e di nëse është në dijeni zoti Preteni se pikërisht për prokurorët e EULEX-it, z. Hilmi Zhitia është bashkëpunëtori më i preferuar, më i dashur, më simpatiku ngase është skajshmërisht i dëgjueshëm, ngase ka një CV-i jashtëzakonisht të pranueshme dhe kompatibile për kohën, të cilën po e shpenzojmë duke vegjetuar online! Andaj, duket se ata që nuk po i besuakan dhe se dyshojnë në “profesionalizmin”, paanshmërinë, guximin e zotit Zhitia për të marrë vendime në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit po rrahin ujë me havan! Nëse zoti Zhitia ka shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, e duket se do të ketë ngase është faqekuq dhe se nuk ka ndonjë informatë se është infektuar nga “gripi i derrave”, një numër i këtyre që sot po e mbrojnë, pashmangshëm, në një të ardhme jo shumë të largët do të bëhen pjesë e “defterëve” të tij!
Se, a do të akuzohen për korrupsion, krim të organizuar, krime të luftës dhe maskarallëqe të paqes, sepse deklarohen se janë shqiptarë dhe jo kosovarë nuk do të vendosë zoti Zhitia por, ata, në adresë të të cilëve zoti Preteni i ka dorëzuar dosjet! Kjo për zotin Zhitia nuk do të jetë aspak detyrë e vështirë, rutinë hesapi! Reagimi do të jetë sikur i Pavlovit, refleksiv, suksesi i garantuar! E kaluara e “suksesshme” është mbulesa më e fuqishme materiale se edhe e sotmja mund të përsëritet, në mënyrë më moderne dhe më të sofistikuar!
“Të gjithë këta janë kundër integrimeve globale, janë nacionalistë, egocentrikë, shtypës të fjalës së lirë, dhunues të demokracisë, kriminelë, vrasës potencialë etj.etj.” shkruan në mediet e shkruara që lexohen më së shumti nga ndërkombëtarët, analisti i shquar, gardiani apokaliptik i identitetit të imponuar, i identitetit kosovar pra, Halil unmikokosovari! Kualifikimet që përmend analisti në fjalë nuk janë aspak simpatike madje janë të tmerrshme nëse u drejtohen njerëzve normalë! Mirëpo, meqë këto kualifikime u drejtohen njerëzve “jonormalë” të cilët janë aq të çmendur sa që, edhe në këto kushte të parajsës vazhdojnë të deklarohen si pjesë e identitetit shqiptar, akuzat e këtij hilmizhitie në trajtën e një gazetari denoncues relativizohen aq shumë sa që e humbin kuptimin duke e shndërruar në një vazhdimësi të gazetarëve të Komitetit krahinor të cilët i kryenin kurset e gazetarisë në vendlindjen e idolit të tyre, pra Josip Broz Titos apo siç e quanin dikur por edhe sot kur e përkujtojnë në raste festive, shokut Tito!
Është një situatë dhe ndërthurje e padurueshme dhe jologjike, në emër të mbrojtjes së vlerave demokratike ( të sajuara sipas kritereve të interesit të çastit dhe atyre që duhet t’u pëlqejnë, kontribuesve që e mbushin grazhdin me, në radhë të parë euro por edhe dollarë) të denoncohen ata që mendojnë ndryshe, qoftë edhe nëse e kanë gabim! Vetëm në këtë rast demokracia ka kuptim, ka vlerë dhe assesi linçimi medial përmes denoncimit dhe diferencimit publik! Kjo është veti ( ves ) e të ligëve, e të vogëlve , e të varfërve ( në shpirt)! Mirëpo, më duhet të pranoj se ky është virtyt ( kualitet ) i lojtarëve ( gazetarëve) që luajnë ( shkruajnë ) për të gjitha mediat pasi ta kenë siguruar përkrahjen e pushtetit! Këta nuk mbesin asnjëherë pa punë, sot janë gazetarë, nesër politikanë dhe këshilltarë të dreqit, pasnesër, pse jo edhe diplomatë! Mirëpo pikërisht kësi gazetarësh i kërkon koha e sotme! Ambalazhimi i jashtëm që rrezaton i tëri si vlerë në fakt e mbulon përmbajtjen krejtësisht antivlerë! Disidentizmi i shprehur në disa shkrime bëhet për ta maskuar mercenarizmin shpirtëror dhe gazetaresk! Për asgjë tjetër!
“Shqiptarët kanë bërë krime ndaj serbëve të rrëmbyer, i kanë vrarë ata në Burrel, Kukës, Deçan dhe në disa kampe të tjera të ndalimit, gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj. Ata ua kanë marrë organet e të ekzekutuarve dhe i kanë trafikuar (shitur) në shtetet tjera”. Këtë çmenduri e pati lansuar në media e para “Shtriga e Portobellos “, pa ofruar asnjë provë materiale. Tash po e vazhdon, Altin Raxhimi, një gazetar -“ hulumtues” nga Shqipëria, i angazhuar në një projekt të BYRN-it, nuk dihet në çfarë cilëse, gazetar, “hulumtues” apo mercenar! Madje, në një intervistë për një gazetë austriake deklaroi se serbët sot në Kosovë trajtohen sikur shqiptarët nën dhunën e Millosheviqit! Nuk e di me çfarë të drejte hidhërohemi në Tadiqin, Jeremiqin, Bogdanoviqin, Ivanoviqin dhe të tjerët! Vërtet nuk kemi arsye ta bëjmë këtë kur i lexojmë prononcimet dhe “hulumtimet” e Altin Raxhimit i cili për një grusht lekë është në gjendje ta ndryshojë emrin, për një projekt e mohon shtetin ndërsa nëse i ofrohen më shumë lekë e bënë transplantimin seksual ( ndërrim gjinie )! Gjithnjë duke iu referuar përvojave të tij si hulumtues i transplantimit dhe trafikimit të organeve që i paska bërë ekipi kirurgjik i UÇK-së! Altin Raxhimi nuk ka problem me moralen dhe njerëzoren ngase ato gjinden dikund tjetër, jo te ai!
“Çdokush që merr pjesë në protestat e organizuara nga Vetëvendosja, i përkrah ato apo i monitoron është armik i ardhmërisë së Kosovës” – ishin fjalët e Zeuses së Kosovës. Pas kësaj u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini ndërkaq që u plagosën mbi 80 demonstrues të cilëve u mohua e drejta e fjalës së lire në mënyrën më të dhunshme të mundur! Edhe Albin Kurti pastaj u arrestua si vrasës dhe dhunues i vlerave demokratike! Në një vend demokratik ndodhën të gjitha këto denoncime, vendore dhe ndërkombëtare, nga një burim dhe me të njëjtin qëllim!
Autori është drejtor ekzekutiv i KMDLNJ’së. Qëndrimet janë personale