Analisti dhe veprimtari, Behxhet Shala, në një shkrim autorial ka saktësuar Mimoza Kusari u bë yll pas bisedave me spasiqët e radoiçiqët duke hyrë në një qark vicioz, nga rrena në rrenë. Fillimisht mohoi çdo bisedë, pastaj se ka folur shqip, se fjala brat. në shqip e ka kuptimin mik e jo vëlla prandaj Radoiçiqin e paska mik e jo vëlla. Po armik, jo se jo! Rrenë pastaj se veteranët e luftës e gëzojnë respektin dhe përkrahjen e saj ndonëse pikërisht me vëlla Radoiçiqin i përjashtojnë me vota nga rroga minimale. Rrenë fort për Bekim Haxhiun duke e bindur pikërisht Simiqin e Radoiçiqin se: sa shumë i keq është Kamishi e ju nuk e dini…”. Rrenë se kundër saj po bëhet luftë hibride. Rrenë se fjalimet nuk shkruhen nga Dejona Mihali. Dejona Mihali rrenë se është patriote dhe se nuk punon kundër shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës. Rrenë se nuk kontrollon politikanë, borde, udhëheqës, ambasadorë. Rrenë kur thotë se deputetët që e vijojnë kursin kundër analfabetizmit se kanë kaluar me sukses provimin e shkrim – leximit. Rrenë kur thotë se Martin Berishaj e ka keqpërdorur orarin e reduktimeve për të shitur lirë rrymën dhe për ta blerë shtrenjtë. Realisht, Dejona Mihali nuk rrenë shumë për vete sa rrejnë të tjerët për të.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …