leoni

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala; Ministria e Jashtme e Kosovës udhëhiqet nga një e paditur dhe injorante, sikur është, Donika Shvarc

Analisti, Behxhet Shala, shkruan se Ministria e Jashtme udhëhiqet nga një e paditur, injorante. Ajo   udhëhiqet nga një e paditur, injorante sikur është Donika Shvarc. Ajo, nga kjo ministri ka larguar çdo frymë apo përmbajtje kombëtare dhe brutalisht e ka dhunuar profesionalizmin duke e zëvendësuar me injorantë partiakë dhe mbetje e trashëgimisë politike jugosllave dhe serbe. Analizoni sot listën e ambasadorëve, konsujve, sekretarëve, atasheve ushtarakë dhe të sigurisë dhe personelit tjetër dhe lehtësisht do të bindeni për atë që e them dhe e shkruaj. Ministria  e ka shndërruar në qendër të prostituimit diplomatik, pa asnjë rezultat gjatë mandatit katërvjeçar. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim në çfarëdo institucioni ndërkombëtar përjashtuar këtu dështimin kapital dhe të turpshëm të anëtarësimit në Këshill të Evropës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë se si të turpërohen më shumë se që janë “përfaqësuar” në botë nga kjo injorante e pariciklueshme që para dite urren veten kurse gjatë 24 orëve urren UÇK-në, ish të burgosurit politikë, Bacë Adem Demaçin dhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar për liri. Merreni me mend po hajgarexhi dhe cinik është,  Albin Kurthi, e lavdëron injoranten në fjalë për punë të shkëlqyer. Askush nuk e ka dëmtuar dhe turpëruar Kosovën në rrafshin diplomatik se kjo ministre.

Kontrolloni gjithashtu

OSBE është në dijeni për arrestimin e anëtares së saj në Kosovë, e cila dyshohet për spiunazh

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se është në dijeni për arrestimin e një …