Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, ka deklaruar se në kohën kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, shteti i Kosovës ballafaqohet me pabarazi, probleme serioze, papunësi, anfalbetizëm, goditje e madhe për rininë në sferën e punësimit, mungesë e barnave esenciale, detyrimin e fëmijëve të punojnë punë të rënda për mirëqenie familjare, mos njohja e të drejtave të pensionistëve, si dhe mospërfshirja e grave në trashëgimi. Ai ka thënë se është turp që gjatë kohës sa ishte kryetare e Kosovës, Atifete Jahjaga, kishte falur vetëm tre të dënuar prej 700 kërkesave nga ligji për amnisti.
