Behxhet Shala

Behxhet Shala: Zgjedhjet e parakohshme opozitës nuk i duhen për asgjë, Vetëvendosjes i duhen si biletë kthimi nga skëterra e dështimit

Veprimtari dhe analisti Behxhet Shala ka shkruar se kohëve të fundit Albin Kurti po e teston opozitën nëse janë për zgjedhje të parakohshme të cilat opozitës nuk i duhen asgjë kurse Albinit dhe Vetëvendosjes  i duhen si biletë kthimi nga skëterra e dështimit dhe infuzion për të shtririn në shtratin e vdekjes politike. Si karrem e hodhi idenë e shpërndarjes së Kuvendit , kinse me kërkesën e opozitës e të cilën pozita që personifikohet në personalitetin e mitizuar të Albin Kurtit do ta pranonte. Opozita aktuale në Kosovë, i thënçin opozitë, ndjesë kërkoj), nuk bëhet bashkë as për një pjatë fasuleje.  PDK e përkrahë shpërbërjen e Kuvendit siç kërkon autokrati Kurti kurse LDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë, sipas meje, me plotë të drejtë shkarkimin apo dorëheqjen e Kurtit.

E vërteta është krejt dikund tjetër, Kurti nuk jep dorëheqje sepse dyshon se pastaj nuk do të shkohet në zgjedhje por se do të formohet një qeveri pa Kurtin kryeministër që është shumë e mundshme dhe e realizueshme, madje edhe e dëshirueshme deti në zgjedhjet e rregullta. Në anën tjetër opozita nuk i ka votat për ta shkarkuar kryeministrin kështu që Albini rrezikohet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …