[su_pullquote]“Nënë, vajtomë për së gjalli nëse më zënë rob, por rri krenare nëse vrtitem me plumb sepse një vdekje të këtillë dua në Kosovën time!” – Bejtë Rexhepi[/su_pullquote]
Një pjesë e madhe e rinisë shqiptare, me dekada e ndjekur prej strukturave të dhunës udbeske të Slobodan Milosheviqit, sa e shtypur prej skamjes dhe fukarallëkut që mbretëronte në këto troje etnike, në Kosovë dhe veçanërisht në Drenicë, aq edhe e etur e urritur për dituri, pas masave serbe mbi pezullimin e shkollës shqipe, duke shtegtuar për dituri e çlirim kombëtar nëpër botë, shumë herët qe detyruar të marrë rrugën e kurbetit e të mërgimit duke bredhur pas ëndrrave rinore që u jepnin për një të ardhme më të mirë. Por, pjesa më e madhe e kësaj rinie, asnjëherë nuk harroi se këtej, në Kosovë, patën lënë një kodër brengash e një rrëke lotësh për Kosovën e larë në “Detin e Pikëllimit” e të “Robërisë Shekullore” për Kosovën e mbetur nën kthetrat e “Kasapit të Ballkanit”, e patën lënë të ngulur në “Thikat” e Vuk Drashkoviqit, në valët e detit të gjenocidit, të etnocidit e të langocidit të ushtruar mbi këtë popull për të krijuar një Serbi të ëndërruar e të skicuar në hartat e Çubriloviqit, të Andriqit e të Hartwigut. Por, barrën dhe përgjegjësinë për ngjarjet e rëndësishme dhe për kthesa të mëdha historike mund ta marrin dhe e morën vetëm ata që ishin dhe mbetën të mëdhenj, burrat që kishin një ideal të lartë e ky ideal edhe i bëri që të mbeten të madhërishëm. Të madhërishmit iu gjetën pranë gjithmonë Shqipërisë, iu gjetën pranë Kosovës, iu gjetën pranë Drenicës e iu gjetën pranë Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit, Luan Haradinajt, Mujë Krasniqit, Abedin Rexhës, Ismet Jasharit-Kumanovës, Pal Palucës e Ahmet Kaçikut. I këtillë ishte dhe mbeti Bejtë Pajazit Rexhepi i Korroticës së Ulët të Drenicës legjendare në të cilën luftuan uraganët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Plejada e vigajve të trojeve etnike ngado që shtegtonte dëgjonte zërin e Nënës e cila e thërriste “O sot, o kurrë”, prandaj, me të dëgjuar këtë zë të forcuar me krismat e Jasharëve e të Haradinajve në Drenicë e Dukagjin, u bashkua nëpër qendrat e ndryshme të Evropës e të Amerikës, braktisi mërgimin dhe luksin perëndimor për t’i dalë zot Kosovës. Ata ishin shumë dhe të shpërndarë anembanë botës, por ngado që jetonin, punonin dhe vepronin, i bashkonte një ideal i lartë, i bashkonin dëshirat më sublime dhe madhështia e tyre, i bashkonin luftërat e lirisë, të cilat, këtej në Drenicë, në Dukagjin, në Pashtrik, në Karadak, në Shalë, në Nerodime e në Llap, veç ia kishin nisur asaj “Ani moj Shypni, mos thuj mbarova” duke kujtuar e përkujtuar Gjergj Fishtën, Hil Mosin dhe Dervish Shaqën e Sefë Mleçanin sepse “Djemt e tu, o hala janë gjallë”. I këtillë dhe i gjallë në veprimtari patriotike ishte edhe Bejtë Rexhepi ndërsa qëndronte në Gjermani dhe priste shenjin për t’u futur në Kosovën e ndezur në flakë e zjarr, zjarr i lirisë në të cilin do të digjet edhe Bejta me mikun e shtëpisë Ismet Jashar-Kumanovën e me Pal Palucën vetëm e vetëm që Kosovës t’i shtrohen themelet e një shteti të lirë e të pavarur.
Dëshmori i kombit Bejtë Rexhepi është i lindur më 1 tetor të vitit l972 në fshatin Korraticë të Ulët jo larg Drenasit. Doli prej një familjeje të njohur për heroizëm dhe trimëri e përherë të ndjekur prej çdo pushtuesi prandaj pas shembjes ekonomike të familjes Rexhepi, i ati i dëshmorit merr rrugën e kurbetit duke lënë prapa Kosovën, Drenicën bashkëshorten Zarifen dhe fëmijët: Sherifen, Bajramin, luftëtar i lirisë, invalid dhe sot veteran i luftës Shemsiun, përgjegjës për furnizim në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, Xhevdetin, ish- pjesëtar i Ushtrisë Çlrimtare Çlirimtare të Kosovës, Shaniun, luftëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, sot invalid i luftës, me shumë predha në trup, ende të pahjekura, Arjetën dhe Bejtën. Kishte dëshirë që të mbledhë sa më shumë mjete vetëm e vetëm që t’i shkollojë fëmijët, veçanërisht Bejtën pasi që Bejta me talent të shquar, gjatë shoqërimit me poetin Ymer Elshanin, tregonte ineresim më të madh për shkollim.
Shkollën fillore Bejtë Rexhepi e mbaroi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Drenas. Aty, në Drenas ra në kontakt me veprimtarët e shquar të çshtjes kombëtare, andaj edhe aktivizohet në ilegale dhe vëhet në krye të organizatorëve të demonstratave dhe të të gjitha formave të manifestimeve kundër dhunës që ushtronte pushteti i instaluar serb veçanërisht pas vitit l989. Kështu në demonstratat e vitit l990 Bejtë Rexhepi mbetet pa Sahit Shalën, pa Shaniun e pa Enver Morinën, kur vetë Bejta merr plagë të rëndë prandaj, edhe vështirësohet qëndrimi i tij në Drenicë dhe në Kosovë. Detyrohet, që si i ati, të marrë rrugën e kurbetit dhe ankorrohet në Wilsburg të Gjermanisë. Punësohet si punëtor në veprimtarinë gastronomike në qytetet e ndryshme të Gjermanisë, ku shquhet edhe për aftësi organizative në lëmenjtë e sportit dhe të artit dramatik, por asnjëherë nuk e lënte punën dhe paratë që i mblidhte ëndërronte për t’i vënë në funksion të familjes dhe të Kosovës. Ky investim i dha një dimension të veçantë formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Gjermani inormohej se policia serbe shumë shpesh e kërkonte, prandaj edhe Bejta nuk mund të kthehej në Kosovë e veçanërisht në Drenicë e në vendlindje. Gjatë qëndrimit në Gjermani krahas mbledhjes së mjeteve në fondin “Atdheu në rrezik – vendlindja thërret”, grupi i Bejtë Rexhepit kalon edhe në veprimtari operative. Ajvaz Berisha, Mejdi Hasani, Blerim Kajtazi, Hysni Syla, Kreshnik Pertolla, Valdet Zeka e Pal Paluca fillojnë përgatitjet për t’u pajisur deri në dhëmbë me mjetet e nevojshme logjistike dhe operative. Menjëherë pas daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Skënderajt, grupi vë kontakte me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sipas instruksioneve të Rasim Kiçinës e të Musë Jasharit, merr rrugë për Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, grupi zhvillon stërvitjet përfundimtare ushtarake pasi që, si sportistë të dalluar, të gjithë kishin përgatitje të mjaftueshme fizike. Ushtrimet kishin për objektiv thyerjen e Pashtrikut për të depërtuar në Kosovë e në luftë, madje në zonat më të zjarrta të fushëbetejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Drenicën e Adem Jasharit.
Këto stërvitje nuk zgjatën shumë dhe fillojnë përpjekjet për të depërtuar në Kosovë. Bejtë Rexhepi me shokë gjendet në Krumën e Hasit dhe pas vendosjes së luleve mbi varrin e Luan Haradinajt në Vlahnë, nisen dy grupe eprorësh të lartë dhe anëtarësh të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bejtë Rexhepi, i pajisur mirë dhe i ngarkuar me një barrë të rëndë, then monopate e prita duke qëndruar i fortë dhe i palodhshëm në krye të grupit. Depërtimi realizohet nëpër kanalin: Cahan – Demjan – Pnish – Rogovë – Celinë – Fortesë – Sapnik – Burim i Epërm – Nushpal – Drenaj – Zatriq – Gurbardh – Malishvë – Kijevë, e kah Drenica, me destinacion në Likoc e sipas konsultave me Shtabin e Pëergjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovësovës, Destinacioni i parë i grupit ishte fshati Vasilevë, pika “Shkaba”, në të cilën Bejtë Rexhepi do të emërohet drejtues i pikës te gurëdthyesi e te “Kront të Mbretit” njëra prej pikave më të rrezikshme e më të zjarrta të Drenicës, e më vonë Njësiti për Intervenimet e Shpejta, me të cilin komandonte Ajvaz Berisha-Tigri, ndërsa për zëvendës e zgjodhi Bejtë Pajazit Rexhepin. Pas aksioneve të njëpasnjëshme e të suksesshme evuloi, me këkrkesën e Komndantit të Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi konsolidohet Brigada 111 “Adem Jashari”, Formocioni “Tigrat e Zinj” në kuadër të të cilit vepron Bejtë Rexhepi, shoqërues i Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me detyrë të veçantë në sigurimin e rrugëve gjatë kalimit dhe depërtimit të shtabit të përgjithshëm dhe të kalimit nëpër zona, nënzona dhe arealeluftarake prej Shale deri në Pashtrik. Bashkëluftëtarët e ngushtë i kishte: Rasim Kiçinën, Besim Malën-Murrizi, komandant Shkupin, Hasan Hasanin, dajë, Ismer Mustafën, Nehat Sulejmanin, Pal Palucën, Ajvaz Berishën, Habib e Skënder Berishën, Mejdi Hasanin, Ragip Halilajn, Xhevat Demakun, Albert Bucollin, Skënder Halilajn, Bajrush Shalën dhe shumë shokë, që sot janë dëshmorë të kombit, invalidë dhe veteranë të burgosur, ndërsa Bejtë Rexhepi do të ketë autorizime dhe leje të veçanta të qarkullimit edhe nëpër territetore urbane dhe vendbanime për penetrim, madje edhe me detyra speciale në kryeqytet-në Prishtinë, të cilën e njihte mirë. Me rëndësi mbetet pentrimi deri në Lagjen e Fakultetin Filologjik, ose depërtimi i të plagosurit Agron Myrtezi në spitalin improvizuar ushtarak të Likocit për t’i dhënë gjak, e nuk janë të rralla rastet e depërtimit edhe në qendrat e tjera urbane: Rahavec-Prizren-Therandë -Lypjan e në qendrat e tjera.
Rrallë mund të gjendet ndonjë aksion e betejë në të cilën nuk kishte marrë pjesë Bejtë Rexhepi. Sulmi i uraganëve të Ushtrië Çlirimtare të Kosovës në fshatin Kijevë, luftimet e tigrave në Junik, luftimet në fshatin Morinë të Drenicës, luftimet në afërsi të fshatit Bardh i Madh, kur Bejta pas një rrethimi të shpërthyer arrin që t’ i nxjerrë 13 shokë të rrethuar, sulmet e njëpasnjëshme “Te Gurthyesi” së bashku me Hasan Hasasanin, Skënder Berishën, Salih Canin, arrin të futen në bazën e gurëthyesit ku qëndronin paramilitarët serbë, me ç’rast robërohen disa policë dhe pas shkeljeve të rregullave luftarake të gjithë vriten afër “Kronit të Mbretit”. Luftimet në “Grykën e Llapushnikut”, luftimet në afërsi të Vasilevës, në “Palana” të Fushticës së Ulët, në thyerjet e shpeshta të Pashtrikut, aksioni më 14 shkurt të vitit 1999 tek “Pishat e Sllatinës” me ç’rast shkatërrohet një formacion policor me gjithë një “PINZ” me policë pjesëmarrë që kishin marrë pjesë në vrassjen e djalit të axhës Rexhep Rexhepi më 12 shkurt të vitit 1999 dhe në shkatërrimet e pritave e të kurtheve serbe, sigurimin e rrugëve nga kalonin anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht komandanti i Shtabit por edhe popullata e pafajshme civile, ishin aksionet më të rëndësishme të dëshmorit të kombit Bejtë Rexhepi.
Në çdo aksion shquhej për një karakter të fortë, kondicion fizik, moral të lartë, shkathtësi por edhe maturi, heroizëm e vendosmëri deri në sakrificë. Ishte shok i mirë me të gjithë, operativ e kooperativ, krah i Fehmi Lladrovcit, Rasim Kiçinës, e Ismet Jasharit – komandant Kumanovës të cilin e kishte shok dhe mik shtëpie. I këtillë, stoik dhe i patyheshëm Bejtë Rexhepi qëndroi deri në ditën e l4 prillit të vitit l999 kah ora l6.00 kur edhe zhvillohen luftimet dhe vendimtare për jetë a vdekje, për vdekja ja liri përreth Vasilevës. Te “Bregu i Sukës”, jo larg Vasilevës e Grabocit, Bejta bjen në një pritë së bashku me Naim Tikun, Fazli Qerkinin, Agron Berishën, Mehdi Hoxhën dhe Hajzer Rexhepin, të cilin e kishte djalë të axhës, dhe të gjithë marrin përjetësinë. Këtë përpjekje për thyerjen e pritës e përjetuan dhe e mbijetuan Hasan Hasani dhe dy luftëtarë të tjerë të lirisë, por të dytë përjetësohen më vonë dhe pas altarit të lirisë gjenden në parajsë pranë Bejtë Rexhepit e Adem Jasharit. Bashkëluftëtarët e Bejtës arrijnë për t’i tërhequr trupat e pajetë të shokëve të rënë dhe i përcjellin në shtëpitë e amshueshme në fshatin Paklek të Vjetër, madje në orët e mesnatës, ndërsa pas pushimit të aktiviteteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizohet rivarrimi i luftëtarëve në ”Kopshtin e Dëshmorëve” në Palac pranë Mujë Krasniqit ku pushojnë dëshmorët nga viset e ndryshme të trojeve etnike që luftuan në Kosovë ose Ata që ranë së bashku me Mujë Krasniqin gjatë operacioneve të 14 dhjetorit të vitit 1998 në “Lugun e Zi” të Pashtrikut ndërsa luftohej për t’u thyer pritat serboçetnike, të vendosur për kurrizi e nëpër lugshtaja të Pashtrikut Plak me Has andej e Has këtej.
Me shkrime dëshmorin Bejtë Rexhepi e nderuan Zeqir Zekolli, Rizah Grajçevci, Ragip Gjoshi e Adem Gashi, ndërsa këngë për dëshmorin sot i këndojnë Violetë Kukaj–Retkoceri, Shaqir Cërvadiku, Skënder Hasi, Sevdie Shala) e Xhavit Krasniqi, ndërsa në ditën e rënies, kur edhe përkujtohet dëshmori Bejtë Rexhepi, vogëlushët e fshatrave të Drenasit i thonë vargjet e tyre kushtuar Bejtës dhe dëshmorëve të kombit që ranë anembanë trojeve etnike. (S. C.)