Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, ka thënë se Serbia është duke marrë informacione për Kosovën nga njerëz që jetojnë këtu. Kjo ka të bëjë me një grafikon të cilin e ka publikuar BIA në të cilin janë shënuar zyrat e degëve të OVL e UÇK-së në Kosovë. Ky rast tregon një përqendrim të aktiviteteve që zhvillon Agjencia e Inteligjencës më tepër për opinionin e brendshëm, për faktin se ai vepron dhe punon mbështetur në inteligjencën humane, ku Serbia realisht ka qasje dhe mundësi të marrë informacione nga terreni përmes njerëzve që jetojnë në Republikën e Kosovës. Aktivitetit të këtyre agjencioneve të inteligjencës janë për të mbuluar dështimet në rrafshin ushtarak dhe diplomatik, tha sh-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …