Bekë Berisha: AAK mbetet e hapur për koalicion me të gjitha partitë politike në vend për formimin e qeverisë së re

Bekë Berisha: AAK mbetet e hapur për koalicion me të gjitha partitë politike në vend për formimin e qeverisë së re

Deputeti i AAK-së,  Berisha ka thënë se më e mira për Kosovën do të ishte të formohej një qeveri e unitetit me pjesëmarrje të të gjitha partive politike në vend. “Tashmë presim një qeveri të re të unitetit,  që ta tejkalojmë këtë situatë me shumë probleme. Por se çfarë koalicioni do të ketë, mbetet të shihe. Për momentin ka mundësi të ndodh gjithçka. Kjo punë është e hapur. Por mendoj se më së miri do të ishte sikur të bëhej një qeveri e unitetit me pjesëmarrje të të gjitha partive politike kosovare. Duke komentuar rrëzimin i qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend, ka thënë se rënia e qeverisë Kurti ishte përgatitur me mjeshtëri nga vetë kryeministri, në mënyrë që të largohet nga të gjitha detyrat e tij vendimmarrëse. “Shkarkimi i kësaj qeverie ishte përgatitur me mjeshtëri nga kryeministri Albin Kurti, kjo më shumë ishte shmangie nga detyrat dhe vendimmarrja. Përhapja e pandemisë së koronavirusit do të bëjë të veten edhe me qeverinë Kurti edhe pa qeverinë Kurti”, ka thënë Berisha, duke kërkuar nga qytetarët që të rrinë në shtëpi.

“Sa i përket pandemisë së koronavirusit populli duhet të izolohet sa më shumë, sepse Kosova ka kapacitete të kufizuara sa i përket respiratorëve dhe shtretërve”, ka deklaruar Berisha. Deputeti Berisha ka komentuar edhe vendimin e Kurtit për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti. “Kurse shkarkimi i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri i shkarkuar është një qeveri fëmijërore e ish-kryeministrit.  Me këso veprime populiste kryeministri e solli këtë qeveri në këtë situatë të shkarkimit”, është shprehur Berisha. (E O)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …