Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila është përfshirë në një skandal për ndarjen e granteve në favor të familjarëve të saj. Sipas raportimeve, Pacolli ka ndarë 200 mijë euro grante për vëllanë dhe dajën e saj. Deputetes Pacolli nuk i patën kaluar dy javë që i vjedhi 200 mijë euro, 100 mijë për vëlla dhe 100 mijë për dajë, ndërkohë që dilte të sulmonte deputetët tjerë pa përgjegjësi. Skandali ka nxitur debat të gjerë për etikën dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publikë, duke ngritur kërkesa për hetime të thelluara rreth alokimeve të subvencioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …