Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe deputeti i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se në bazën stërvitore në Rashkë ka qenë për vizitë edhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, prandaj konsideron se është shumë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin terrorist në veri të vendit, më 24 shtator. Deputeti, Bekë Berisha, ka bërë të ditur me këtë rast se ka pasur informacione para disa muajve se ka grupe që po stërvitin në Rashkë. Kemi pasur informacione nga inteligjenca e jonë që ka grupe të cilat janë duke u stërvitur, në Rashkë dhe në vende tjera, grupe të cilat më pastaj kanë ardhur në Kopaonik dhe tani kanë depërtuar me gjithë atë armatim. Kemi informacione të sakta të cilat edhe u argumentuan dhe rezultuan si të vërteta”, ka thënë kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha.
