Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka deklaruar se raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit duhet të miratohet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Berisha ka theksuar se kjo nyje institucionale, që ka bllokuar formimin e Kuvendit për më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, duhet të zgjidhet sa më parë. Ai ka nënvizuar se miratimi i raportit do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve dhe ecjes përpara me konstituimin e plotë të Kuvendit. Duhet ta kalojmë raportin dhe të hyjmë në temë, pra, të betohen deputetët. Raportin është dashur ta kalojmë që në fillim. Nuk është kjo as garë e as kundërshtim, ka deklaruar Berisha.
