Bekim Bestrovci

B. Bestrovci: FSK në misionet paqeruajtëse, moment emocional, me vet faktin që themeluesit e UÇK-së janë në burg

Zëvendës-ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Bekim Brestovci e ka cilësuar si moment historik përfshirjen e  FSK-së në misionet paqeruajtëse. Por ai nuk ka lënë pa e përmenduar faktin që themeluesit e UÇK-së janë të burgosur në Hagë.  “Votimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pro pjesëmarrjes së Forcave te Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse, është një moment historik por edhe emocional, me vet faktin që përderisa themeluesit e UÇK-së po mbahen në paraburgim nën akuza për krime lufte, në anën tjetër FSK e cila është vazhdimësi e UÇK po bëhet aleate e forcave ushtarake Amerikane, në misione paqeruajtëse”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …