Nisma Socialdemokrate, ka caktuar Bekim Brestovcin, kandidat për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga Albulena Balaj-Halimaj e cila ka qenë zëvendës-kryeministre.”Prishtina dha shembull në Kuvendin e II-të Zgjedhor të saj, ku zgjodhi kryetar Bekim Brestovci. Urime Kryetar Brestovci, shumë suksese! Të falemnderit Skender Reçica për udhëheqjen e deritashme!”, ka shkruar ajo.
