Bekim Brestovci: Pozitë e opozitë të bëhen bashkë për ta zgjedhur Kryetar të Republikës së Kosovës, Murat Jasharin

Bekim Brestovci: Pozitë e opozitë të bëhen bashkë për ta zgjedhur Kryetar të Republikës së Kosovës, Murat Jasharin

Zëvendës-ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci ka kërkuar që partitë politike të bëhen bashkë për ta zgjedhur Murat Jasharin kryetar të Kosovës. Ai thotë së Vjosa osmani mund ta merr ndonjë post tjetër të rëndësishëm por jo vetëm atë të parit të shtetit. Sepse ashtu veni do  bëhej shtet në një shtet totalitar. “Pozitë e opozitë duhet të bien dakord për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. President, Murat Jashari. Vjosa Osmani, më e votuara në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit duhet të mbajë njërën nga pozitat drejtuese të shtetit qoftë krye-parlamentare qoftë Kryeministre e vendit por jo domosdoshmërish pozitën e Presidentit të RKS. Kosova nga një shtet demokratik nuk mund të shndërrohet në një shtet totalitar, ku të gjitha pozitat drejtuese të shtetit i atribuohen një grupi politik. Albin Kurti e Vjosa Osmani, nuk mund të presin bashkëpunim e kompromis nga opozita nëse vet nuk janë të gatshëm për bashkëpunim dhe kompromis rreth zgjedhjes së një figure unifikuese dhe jopolitike për President të Republikës. Murat Jashari, president do ishte zgjodha e duhur por edhe tejkalim i ngërçit politik i cili vendin mund ta dërgoj pa asnjë nevojë prapë në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …