Bekim Brestovci: “Qeveria e shpresës” më zvogëlimin e numrit të studentëve në universitete publike po ua humbë shpresën të rinjve

Bekim Brestovci: “Qeveria e shpresës” po ua humbë shpresën të rinjve për një perspektivë më të mirë

Ish zëvendës-ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci dhe zyrtari i Nismës Socialdemokrate, ka reaguar përmes një postimi pas zvogëlimit të numrit të studentëve në universitete publike. Ai ka thënë së kjo qeveri e thirrur në shpresë për vendin po ua humb shpresat për një të ardhme të rinjve. “Zvogëlimi i numrit të studenteve në universitetet publike e sipas informacioneve që kam edhe në kolegjet private janë treguesi me i mirë që “Qeveria e shpresës” po ua humbë shpresën për një perspektivë të mirë jetese sidomos të rinjve të cilët tanimë me çdo kusht po ia mësyjnë emigrimit drejt Evropës. Gjithmonë është thënë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, prandaj edhe qeverisja në pushtet shpejt po i dalin në shesh gënjeshtrat e mashtrimet, përderisa rinia e Kosovës po ikin si të pashpresë dhe numerikisht me shumë se kurrë më parë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …