Bekim Brestovci

Bekim Brestovci: Vetëvendosje organizon fluturime nga Zvicra për balotazh

Diaspora është kauza ime kryesore politike dhe gjithsesi jam për të drejtën e votës të Diasporës, sikurse që jam pro krijimit të rrethanave sa më lehtësuese për të votuar.

LVV sa ishte ne opozitë i premtoi Diasporës votim nëpër ambasada, premtim ky i cili si  dhe  shumë premtime të tjera ishte vetëm Mashtrim e Gënjeshtër.

Pjesëmarrja në votim duhet të ngelet në vullnetin e qytetarëve e nëse kryeministri Kurti dëshiron  të organizojë  fluturime për ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim atëherë duhet të përfshihen të gjithë të interesuarit pa i ndarë  paraprakisht se votues te cilës parti janë.

Vrapimi në këtë mënyre pas votave të Diasporës është  shfaqje e një frike të madhe që LVV ka nga rezultati zgjedhor, përderisa pritja e LVV që me votat nga Diaspora ta përmbysë rezultatin zgjedhorë dhe vullnetin e qytetarëve me banim rezident në Kosovë është fyerje për votuesin nga Kosova.

Qytetari i Kosovës më 14 Nëntor,  do t i thotë JO mashtrimit dhe gënjeshtrave të Albin Kurtit!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …