leoni

Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: BE-ja duhet të gjej forma tjera për të ndëshkuar Qeverinë-Kurti për veprimet e gabuara dhe jo qytetarët e saj

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, e ka vlerësuar si shumë shqetësues paralajmërimin e presidentit francez për mundësinë e pezullimit të vendimit për liberalizimin e vizave për kosovarët  Ai ka bërë me dije se ky kërcenim po ndodh për fajin dhe gabimet e kryeministrit Albin Kurti. Çollaku ka thënë se BE-ja duhet të gjej forma tjera për të ndëshkuar qeverinë për veprimet e gabuara dhe jo qytetarët. Ai e ka ftuar Qeverinë e Kosovës që t’i zbatojë kërkesat e BE-së dhe marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut. “Nuk mendoj se ia vlen të spekulohet për këtë çështje. Kosova për më tepër se një dekadë është shteti i vetëm i izoluar në rajonin tonë. Tani që jemi shumë afër që qytetarët e shumëvuajtuar të përfitojnë nga lëvizja paviza në BE, ne ballafaqohemi me një paralajmërim apo kërcënim për mundësinë e shtyrjes së zbatimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Dhe krejt situata që përfshin sanksionet e BE-së që janë në fuqi dhe paralajmërimin e presidentit Macron, po ndodh për fajin dhe gabimet e kryeministrit Kurti. Sigurisht që BE-ja duhet të gjej forma që ta ndëshkoj qeverinë dhe kryeministrin për veprimet e gabuara të cilat kanë nxitur tensione dhe e kanë përkeqësuar situatën në veri të vendit. BE- ja duhet të ndëshkoj vetëm ata që janë përgjegjës për kaosin aktual, mirëpo nuk duhet të ndëshkoj qytetarët e pafajshëm duke i mbajtur edhe më tutje të izoluar”, ka thënë Çollaku për “Nacionalen”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …