leoni

Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: Gjykata Speciale, në Hagë, është një institucion që vazhdon të prodhojë drama por edhe komedi e kaos

Analisti Bekim Çollaku, me një  shkrim të tij autorial,  thotë se Gjykata Speciale e Kosovës, e vendosur në Hagë, është një institucion që vazhdon të prodhojë drama por edhe komedi për ta tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Kosovës por  dhe atij ndërkombëtar. Kjo gjykatë u themelua si rezultat i presioneve dhe imponimeve të hekurta të faktorit ndërkombëtar, si një mekanizëm i besueshëm për të trajtuar akuzat për trafikim me organe njerëzore, të përmbledhura në raportin të Dick Marty, që u miratua nga Këshilli i Evropës. Të mos harrojmë faktin se ishte Rusia ajo e cila në koordinim me Serbinë arritën të krijojnë rrethana për të alarmuar fillimisht faktorin ndërkombëtar, e më vonë edhe për t’i bindur ata, se pretendimet e tyre për të akuzuar ish-udhëheqësit e UÇK-së për përfshirje në trafikim me organe njerëzore kinse ishin të bazuara në “fakte”. Çuditërisht, faktori ndërkombëtar ra në këtë grackë, dhe me lehtësi vendosi të ndëshkojë Kosovën e vogël, duke e ngarkuar me këtë barrë sa të padrejtë aq edhe të rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …