Bekim Collaku

Bekim Çollaku: Gjykata Speciale po rrezikon të shkatërrojë historinë tonë të lavdishme

Bekim Çollaku, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke e cilësuar të pazakontë mosreagimin e saj ndaj kërkesës për të lejuar ish-presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Çollaku tha se, pavarësisht nga kërkesa urgjente të avokatëve të Thaçit, gjykata nuk e shqyrtoi atë në kohën e duhur. Gjykata Speciale, përveç se mund të shkatërrojë historinë e lavdishme të Kosovës, ka shkaktuar dëme të mëdha në jetën e atyre që po mbahen në Hagë, përfshirë Thaçin. Ai tha se, ndonëse pritej që Thaçi të mbetet në paraburgim, ai mund të lirohet në ditët në vijim, por kjo do të jetë shumë vonë dhe do të ketë pasoja për familjarët e liderëve të akuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …