Pas dënimit me 26 vjet burg të eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Sali Mustafa, si dhe reagimet e shumta të forcave liridashëse të vendit e më gjerë, ka reaguar edhe Bekim Çollaku, këshilltar i ish kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili prej nëntorit të vitit 2020 ndodhet në paraburgim, i akuzuar për gjoja krime lufte nga Gjykata Speciale. Bekim Çollaku ka deklaruar se në punën e Gjykatës Speciales ka ndërhyrje politike. Ai ka nënvizuar faktin se Gjykata Speciale po dëshiron me çdo kusht dënimin e krerëve të luftës së UÇK-së, pavarësisht nëse ka fakte ose jo. Reagimi politik ka ardhur menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit kundër Sali Mustafës, nga kryeqytetet e botës, disa nga të cilat e kanë mirëpritur këtë aktgjykim, edhe pse një dënim drakonik, dhe në mungesë shprehur të fakteve e dëshmive.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …