Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka reaguar ndaj akuzave që janë drejtuar nga Kosova kundër aleatëve të saj strategjikë, duke i cilësuar ato si hipokrizi. Çollaku theksoi se nuk ka bazë të akuzohet se vendet si Amerika, Franca dhe Gjermania po favorizojnë Serbinë, ndërkohë që edhe Serbia është nën presion të vazhdueshëm nga këto vende. “Marrëdhënia e Kosovës me Gjermaninë dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian është shumë e mirë, edhe pse ndonjëherë përjeton tensione,” u shpreh Çollaku. Është e padrejtë që partnerët strategjikë të Kosovës, veçanërisht amerikanët, francezët dhe gjermanët, të akuzohen për mbështetje ndaj Serbisë, ndërkohë që ata vazhdimisht ushtrojnë presion mbi të. Çollaku theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të shëndosha me këto vende dhe shpreson që mosmarrëveshjet të tejkalohen.
