Opinionisti Bekim Çollaku ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk është duke e bërë publike qasjen për procesin e dialogut me Serbinë. “Ishte retorikë e mirë e tij që e kemi parë shumë shpesh e që po e përsërit në Bruksel. Kurti ka qenë kundër dialogut të Brukselit sepse ka konsideruar se po i sjell dëme Kosovë. Doli se është prioritet i tij i vetëm në politikën e jashtme”, është shprehur Çollaku. “Ai tha se dialogu duhet të zhvillohet në mes palësh të barabarta dhe kjo nuk është asgjë e re. Sa i përket dialogut nuk kemi dëgjuar asgjë konkrete nga Kurti për substancën, mënyrën dhe qasjen se çfarë do të diskutohet”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …