Bekim Çollaku, ish-shefi i stafit të ish-kryetarit Hashim Thaçi, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit e arritur më 2013 nuk ka tejkaluar asnjë kornizë as kompetencë në raport me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çollaku në Rubikon tha sovraniteti ynë shtetëror asnjëherë nuk janë prekur nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013. Ai thekson se thelbi i marrëveshjes së vitit 2013 për Kosovën ishte zhbërja e strukturave paralele të sigurisë në Veri të vendi që financoheshin nga Serbia teksa Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte i parëndësishëm. Tutje ish-ministri i Integrimeve Evropiane tha se nëse kryeministri Albin Kurti mund të refuzojë themelimin e Asociacionit meriton përkrahjen e gjithë spektrit politik.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …