Bekim Hamëz Jashari, u shpreh kundër pengimit që iu disa studentëve ndërkombëtarë për ta vizituar Prekazin. Ai ka shkruar se ishte ndjerë i shqetësuar me disa pamje ku shihet se janë penguar për ta vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” disa studentë ndërkombëtar, mysafirë në Kosovë, të cilët do të kishin rastin që për së afërmi të njihen me luftën, sakrificën dhe historinë e familjes, e në veçanti të rinjve të familjes sonë që kur ishin në moshën edhe me të re se të këtyre vizitorëve dhanë jetën që bashkëmoshatarët e tyre të jetojnë e veprojnë të lirë. Bekim Jashari thotë se “Memoriali i përket sakrificës dhe rezistencës për liri dhe si i tillë është vend i duhur për çdokënd që dëshiron të dijë vlerën e lirisë, duke përfshirë edhe ata që tani distancohen dhe njohin gjenocidin serb në Kosovë”. Bekim Jashari tha se i kupton edhe reagimet e “Shqiponjave të Zeza” të cilët të ndikuar nga lajme me tituj nxitës realizuan një aksion jo të menduar aq mirë por gjithsesi pa ndonjë qëllim të keq, ka saktësuar Bekim Jashari, ish kryetar i Skënderajt.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …