leoni

Bekim Hamëz Jashari: Urime babë ditëlindja e 72-të!

Bekim Jashari sot, në ditëlindjen e 72-të, të Heroit të kombit Hamëz Shaban Jashari, që shënon edhe ditën e shkollës së mesme, të Gjimnazit të Skenderajt, bashkë me motrën Besartën, Hamëzen e ri, me anëtarë tjerë të familjes, me drejtorin e kolektivin e shkollës, veteran të UÇK-së e bashkëpunëtorë kanë vendosë lule tek busti i tij në Skenderaj dhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Bekimi ndër të tjera ka shkruar” Kujtimi për babushin edhe sot pas 24 vitesh nga rënia e tij historike, mbetet i freskët, mësimet e tij për jetën, atdhedashurinë, sinqeritetin e trimerinë kanë qenë dhe mbeten frymëzimi im jetësor.

Babush, lufta çlirimtare që bërë ti, komandanti Legjendar, Adem Jashari, e bashkëluftetarët e tu u bë themel i Lirisë e Pavarësisë që sot e gëzojmë.

Përjetë mirënjohës për ty babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun.

Urime babë ditëlindja e 72-të!

Jetoj e punoj çdo ditë duke jetësuar amanetin tënd!

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …