Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu akuzon Vetëvendosjen për fushatë linçuese kundër UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zhvillimin e një fushate linçuese ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka pretenduar se kjo fushatë është e nxitur nga grupet propagandistike të LVV-së dhe ka si qëllim denigrimin e ish-luftëtarëve. “Bandat kriminale anti-kombëtare që kanë një urrejtje patologjike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nxitura nga grupet propagandistike të LVV-së, po zhvillojnë një fushatë të shfrenuar anti-UÇK,” shkroi Haxhiu. Ai gjithashtu tha se këto sulme bëhen nga “dezertorë” dhe se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që, sipas tij, po shpifin dhe ofendojnë luftëtarët e UÇK-së. Postimi i tij u shoqërua me disa foto, përfshirë një ku ai shfaqet i plagosur në luftë dhe dy të tjera që, sipas tij, tregojnë përqeshjen e plagëve të luftës nga eksponentë të LVV-së ndaj tij dhe Hysni Gucatit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI

KDI shpreh shqetësim për refuzimin e Kryeministrit Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti …