Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së, ka reaguar pasi emri i tij është përmendur nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Slavko Simiqin e Listës Serbe, Kusari-Lila dëgjohet ta pyesë Simiqin “a e din ti bre kush është Bekim Haxhiu”. E lidhur me këtë ka reaguar deputeti, Haxhiu, i cili u është drejtuar me pyetjen e njëjtë kryeministrit Albin Kurti e Kusari-Lilës: “Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?! LVV Krejt dhe Drejt te Radojçiqi! Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!” ka shkruar ai. “Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së, i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe. Turp ju qoftë! Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit. Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë”. Haxhiu i është drejtuar Kurtit duke i thënë se si do t’i dalë përpara familjeve të dëshmorëve, ndërsa ka deklaruar se po e shajnë atë tek armiku. “Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku. Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë. Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë. Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj. Me të tillë mendësi jugonostalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot”, ka përfunduar deputeti Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …