Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Deputeti i PDK-së në Kuvend, Bekim Haxhiu, ka akuzuar përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë. “Në kohën kur ka skaduar afati i vaksinave, Vitia ka qenë në bregdet duke u rrezitur”, është shprehur Haxhiu. Tutje, ai tha se kjo është “tmerr” që të shkojë në pushim ministri në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike. “Është tmerr të shkojë të pushojë në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike dhe po futeshim në katastrofe shëndetësore”, shtoi Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …