Bekim Haxhiu: Edhe qeveria aktuale sikurse ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë

Bekim Haxhiu: Edhe qeveria aktuale sikurse ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se qeveria aktuale dhe ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë. Ai ka thënë se maskat në Kosovë janë bërë biznes. “Çfarë garancioni kemi për këto maska. Kush i ka prodhuar këto maska që gjenden në treg?!”, tha ai. Haxhiu thotë se maskat duhet të licencohen bashkë me kompanitë që i sjellin në Kosovë. “90 për qind e maskave që po vijnë në Kosovë janë prodhim kinez. U mbetet institucioneve ta vlerësojnë cilësinë e tyre”. Ai thotë se ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka refuzuar një donacion të maskave pasi nuk kishin plotësuar kriteret e cilësisë. Deputeti i PDK-së thotë se situata momentale po menaxhohet vetëm falë investimeve të PDK-së në shëndetësi dhe personelit të mirë shëndetësorë. “Edhe kjo qeveri edhe ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë”, deklaroi ndër të tjera Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …