Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë e cila sipas tij po hesht dhe nuk po tregon se çka ka ndodhur me ekipet mjekësore të cilat janë përzënë nga veriu. Ai tha se ekipet mjekësore po shahen në veriun e Kosovës dhe Qeveria Kurti po hesht.“Vaksinat e dhuruara donacion pothuajse u shpenzuan,ndërsa ato të “blera” nga Qeveria nuk kanë arritur në Kosovë dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të furnizohet Kosova me vaksinat Pfizer. E në anën tjetër ekipet e vaksinimit të Kosovës janë përzë nga komunat veriore, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë informacion për atë se çfarë u ndodhi mjekëve tonë në veri. Dërgohen ekipet e vaksinimit në veri, mjekët tanë përzëhen, fyhen e poshtërohen, ndërsa Qeveria Kurti hesht!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …