Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ngritur akuza serioze lidhur me një urdhër të supozuar që ndalonte ndërhyrjen ndaj Milan Radojçiqit dhe grupit të tij paraushtarak gjatë ikjes së tyre pas sulmit në Banjskë të Zveçanit. Sipas Haxhiut, ky urdhër mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të fshehtë, që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Haxhiu deklaroi se, bazuar në video-incizime dhe informata të brendshme, largimi i terroristëve drejt Serbisë ishte i qëllimshëm. Ai theksoi se njësitë elitare të Policisë së Kosovës kishin rrethuar zonën dhe ishin në pozicione për të ndërhyrë, por nuk vepruan për shkak të urdhrave që kishin marrë për të mos hapur zjarr. Bekim Haxhiu kërkoi që zyrtarët policorë të përfshirë në këtë çështje, të deklarohen publikisht dhe të mos mbrojnë pozicionet e tyre bë kundërshtim me interesat e Kosovës. Haxhiu beson se raporti i publikuar për këtë ngjarje përmban argumente që mbështesin këto pretendime dhe nënvizon rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e autoriteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …