leoni

Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti po e shfrytëzon pandeminë për të punësuar 1000 militantë partiakë para zgjedhje lokale

Bekim Haxhiu: Faqja e Ministrisë së Shëndetësisë është e mbushur me me lajme për Arben Vitinë e jo vaksinimin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se faqja e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë është e mbushur me infromacione për pandeminë dhe procesin e vaksinimit ku njoftohet qytetarët, derisa në atë të Kosovës, sipas tij  ‘është e mbushur me lajme për Arben Vitinë’. Ai thotë se dështimin po mundohen ta mbulojnë me lajme koti për punën koti të ministrit. “Shqipëria 800. 000 vaksinime deri tani, ndërsa Kosova 80. 803 vaksinime. A duhet të mburret Qeveria e Kosovës për këtë numër, apo nuk e vlerëson si dështim?!! Në web faqën zyrtare të MSH së Shqipërisë çdo ditë njoftohet opinioni për pandeminë dhe procesin e vaksinimit. Ky raportim në baza ditore mungon në web faqën zyrtare të ministrisë. Nuk njoftohet opinioni as për procesin e vaksinimit, por e tërë hapësira e informacionit është e mbushur me lajme për Arben Vitinë. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës duke mos publikuar në webin e saj informacione për procesin e vaksinimi, numrin e ulët të vakisinimeve, nga mesi i muajit maj 2021 ka filluar raportimet t’i bëjë në Facebook. Pse po ndodh kjo nuk ka ndonjë informacion nga MSH, por dihet tashmë se dështimin po mundohen ta mbulojnë me lajme koti për punën koti të ministrit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …