Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që në cilësinë e kryetarit të komisionit ekzekutiv për shëndetësi të hetohet edhe Albin Kurti për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës. “Skandal pas skandali, keqpërdorim pas keqpërdorimi në sektorin e shëndetësisë, dhe askush nuk jep llogari as përgjegjësi, dhe as ministër nuk kemi”. “Skandali i fundit i gjymtimit të kufomës së foshnjës së vdekur në lavatriçen e Spitalit të Pejës u bë falë mediave sepse drejtori i Spitalit të Pejës, përgjegjësit e tjerë Ministria e Shëndetësisë, dhe kryetari i komisionit ekzekutiv për shëndetësi janë përpjekur ta fshehin këtë krim për tetë ditë”. Pasi nuk ka as dorëheqje morale, atëherë ftoj prokurorinë e Kosovës të fillojë hetimet nga kryetari i komisionit ekzekutiv për shëndetësi e deri te drejtori i Spitalit të Pejës, për tentim të fshehjes së krimit”, ka thënë Haxhiu në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …