Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për marrëveshje të dëmshme sa i përket Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe. Marrëveshja e Ohrit 2023 të cilën e pranoi Albin Kurti, është e mirë vetëm për Serbinë. Dallimi mes vitit 2013 dhe 2023 në dialog është se me marrëveshjen e vitit 2013 ka pasur njohje de-fakto me nënshkrim, ka pasur integrim të Veriut, ndërsa me marrëveshjen e vitit 2023 ka bosnjizim të Kosovës dhe autonomi. Në vërejtjet e tij për veprimtarinë e deritanishme të qeverisjes së Kurtit, Haxhiu shkroi se kaq  tradhtisht nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani. Reagime ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti për marrëveshjet e Brukselit pati edhe nga politikanë të tjerë që e kundërshtuan pretendimet e tij,  me akuza të rënda.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …